Vendime dhe projektligje të miratuara ne mbledhjen e Këshillit të Ministrave
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e të mërkurës disa vendime dhe projektligje të rëndësishme:
VENDIM
PER
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PER NJE NDRYSHIM NE LIGJIN NR 7874, DATE 17.11.1994, "PER STATUSIN E VETERANIT TE LUFTES ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TE POPULLIT SHQIPTAR", TE NDRYSHUAR".
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100 të Kushtetutës, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "Për një ndryshim në ligjin nr 7874, datë 17.11.1994, "për statusin e veteranit të Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
PROJEKTLIGJ
PER
NJE NDRYSHIM NE LIGJIN NR.7874, DATE 17.11.1994, "PER STATUSIN E VETERANIT TE LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL-ÇLIRIMTARE TE POPULLIT SHQIPTAR", TE NDRYSHUAR
Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83, pika 1, te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave, Kuvendi i Republikes se Shqiperise
VENDOSI:
Neni 1
Paragrafi i dyte dhe i trete i nenit 8, te ligjit nr.7874, date 17.11.1994, "Per statusin e veteranit te Luftes Antifashiste Nacional çlirimtare te Popullit Shqiptar", te ndryshuar, shfuqizohen"
Neni 2
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne "Fletoren zyrtare".
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
VENDIM
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË VENDIMET II/14 DHE II/7, AMENDAMENTE TË KONVENTËS SË ESPOO-S, "PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS, NË KONTEKST NDËRKUFITAR"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "për aderimin e Republikës së Shqipërisë në vendimet II/14 dhe III/7, amendamente të Konventës së ESPOO-s, "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar", për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
PROJEKTLIGJ
PER
ADERIMIN E REPUBLIKES SE SHQIPWRISE NE VENDIMET II/14 DHE 111/7. AMENDAMENTE TE KONVENTES SE ESPOO-s. "PER VLERESIMIN E NDIKIMIT NE MJEDIS,NE KONTEKST NDERKUFITAR"
Ne mbeshtetje te neneve 78, 81, 83, pika .1, dhe: 121, te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave, Kuvendi i Republikes se Shqiperise
VENDOSI:
Neni 1
Aderimin e Republikes se Shqiperise ne vendimin II/14, amendament i konventes se ESPOO-s, "Per vleresimin e ndikimit ne mjedis, ne kontekst nderkufitar".
Neni 2
Aderimin e Republikes se Shqiperise ne vendimin III/7, amendament i konventes se ESPOO-s, "Per vleresimin e ndikimit ne mjedis, ne kontekst nderkufi tar".
Neni 3
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne "Fletoren zyrtare".
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
VENDIM
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR ADERIMIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE NË DISPOZITAT PËR ZHVILLIMIN, PRANIMIN DHE ZBATIMIN E KERKESAVE TE PERBASHKETA TE AVIACIONIT"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "për aderimin e Republikës së Shqipërisë në dispozitat për zhvillimin, pranimin dhe zbatimin e kërkesave të përbashkëta të aviacionit", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
PROJEKTLIGJ
PER
ADERIMIN E REPUBLIKES SE SHOIPERISE NE DISPOZITAT "PER ZHVILLIMIN, PRANIMIN DHE ZBATIMIN E KERKESAVE TE PERBASHKETA TE AVIACIONIT"
Ne mbeshtetje te neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave, Kuvendj i Republikes se Shqiperise
VENDOSI:
Neni 1
Aderimin e Republikes se Shqiperise ne dispozitat per zhvillimin, pranimin dhe zbatimin e kerkesave te perbashketa te aviacionit.
Neni 2
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne " Fletoren Zyrtare " ,
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
VENDIM
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AMENDAMENTIN E LONDRËS, ANEKSI II, TË PROTOKOLLIT TË MONTREALIT, "PËR SUBSTANCAT QË HOLLOJNË SHTRESËN E OZONIT"".
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Londrës, aneksi II, të prtokollit të Montrealit, "për substancat që hollojnë shtresën e ozonit"", për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
PROJEKTLIGJ
PER
ADERIMIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE AMENDAMENTIN E LONDRES, ANEKSI II, TE PROTOKOLLIT TE MONTREALIT, "PER SUBSTANCAT, QE HOLLOJNE SHTRESEN E OZONIT"
Ne mbeshtetje te neneve 78, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja "b", te Kushtetutes, me propozimin e Keshi11it te Ministrave, Kuvendi i Republikes se Shqiperise
VENDOSI:
Neni 1
Aderimin e Rtpublikes se Shqiperise ne amendamentin e Londres, aneksi II, te protokollit te Montrealit, "Per substancat, qe hollojne shtresen e ozonit". 6T
Neni 2
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne "Fletoren zyrtare".
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
VENDIM
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT ‘PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AMENDAMENTIN E KOPENHAGENIT, TË PROTOKOLLIT TË MONTREALIT, "PËR SUBSTANCAT QË HOLLOJNË SHTRESËN E OZONIT"".
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jaashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Kopenhagenit, të protokollit të Montrealit, "Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit"", për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
PROJEKTLIGJ
PER
ADERIMIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE AMENDAMENTIN E KOPENHAGENIT, TE PROTOKOLLIT TE MONTREALIT, "PER SUBSTANCAT, QE HOLLOJNE SHTRESEN E OZONIT"
Ne mbeshtetje te Neneve 78, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja
"b", te Kushtetutes, me propozimin e Keshi11it te Ministrave, Kuvendi i Repub1ikes se Shqiperise
VENDOSI
Neni 1
Aderimin e Repub1ikes se Shqiperise ne amendamentin e Kopenhagenit, te protokollit te Montrealit, "Per substancat, qe ho11ojne shtresen e ozonit".
Neni 2
Ky 1igj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne "F1etoren zyrtare".
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
VENDIM
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, PËR MBROJTJEN E PËRBASHKËT TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për mbrojtjen e përbashkët të informacionit të kualifikuar", për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas teksit dhe relacionit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PER
PERCAKTIMIN E KRITEREVE, TE PROCEDURAVE DHE TE MASES SE NDIHMES EKONOMIKE
Ne mbeshtetje te nenit100 te Kushtetutes, dhe te neneve 10, 19, pika 3, 20, pika 2,29, pika 10, e 35, te ligjit m.9355, date 10.3.2005, "Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore", me propozimin e ministrit te Punes,Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Keshilli i Ministrave
VENDOSI:
I. Kriteret dhe dokumentacioni per perfitimin e ndihmes ekonomike
1. Perfitojne ndihme ekonomike:
a. Familjet pa te ardhura ose me te ardhura te pamjaftueshme;
b. Jetimet e papune, mbi 25 vjeç
c. Jetimet e moshes 18-25 vjeç, te cilet nuk jane te vendosur ne institucionet e sherbimeve shoqerore ose nen kujdestari;
ç. Prinderit e femijeve te lindur trinjake e me shume, qe u perkasin familjeve ne nevoje.
2. Kryetari i familjes, qe kerkon ndihme ekonomike duhet te paraqese, prane administratorit shoqeror te seksioneve te ndihmes dhe sherbimeve shoqerore ne bashki/komune, ku ka vendbanimin, dokumentet e meposhtme, se bashku me kerkesen e nenshkruar nga te gjithe anetaret madhore te familjes:
a. Deklaraten per gjendjen social-ekonomike te familjes, sipas mod.1, qe i bashkelidhet vendimit, e cila plotesohet, nga kryefamiljari, nje here ne vit, si dhe ne rastet kur familja perfituese rikthehet ne skemen e ndihmes ekonomike;
b. Deklaraten sipas mod.2, qe i bashkelidhet vendimit, qe plotesohet, detyrimisht, çdo muaj.
c. Certifikaten e gjendjes familjare, ku shenohen data e regjistrimit ne regjistrin themeltar, vendbanimi i meparshem dhe ndryshime te tjera te familjes;
ç. Certifikaten e pronesise, te leshuar nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme;
d. Aktin e marrjes ne pronesi ose ne perdorim te tokes (tapine e tokes) per zonat, ku regjistrimi i pronesise nuk ka perfunduar ende. Pas perfundimit te regjistrimit te tokes edhe per keto zona do te jete e vlefshme certifikata, e percaktuar ne shkronjen "ç", te kesaj pike;
dh. Vertetimin si punekerkues te papune, per te gjithe anetaret e familjes, te afte per pune, qe aplikojne per ndihme ekonomike. Ky vertetim leshohet nga zyra e punes çdo tre muaj.
3. Familjet, qe kane vendbanimin ne qytet, te regjistruara ne zyrat e gjendjes civile pas dates 1 gusht 1991, te cilat vendbanimin e meparshem e kane patur ne fshat; duhet te paraqesin, per te kerkuar ndihme ekonomike perveç dokumenteve te percaktuara ne piken 2, te ketij vendimi, edhe keto dokumente:
a) Vertetimin, e nenshkruar dhe te vulosur.nga. kryetari i komunes a bashkise (qe ne perberje kane fshatrat, banoret e te cilave jane trajtuar me toke), nga kryetari i fshatit dhe pergjegjesi i zyres se kadastres, ku te thuhet se keto familje nuk disponojne toke ne pronesi, sipas vendimit te komisionit te ndarjes se tokes, meqenese jane larguar nga vendbanimi, para dates 1 gusht 1991, per arsye pune;
b) Kopjet e librezave te punes, te noterizuara, qe vertetojne se pjesetare te tyre kane qene te punesuar nga çasti i largimit nga vendbanimi ne fshat;
c) Certifikaten e pronesise se tokes, kur kane perfituar toke.
4. Nese familjet e percaktuara ne piken 3, te ketij vendimi, kane dokumentet e permendura ne shkronjat "a" e "b", te pikes se siperpermendur, kane te drejte te kerkojne per ndihme ekonomike te plote, ndersa kur kane dokumentet e permendura ne shkronjat "b" e "c", kane te drejte te kerkojne ndihme ekonomike te pjesshme.
5. Kur keto familje e ndryshojne vendbanimin, ato duhet te paraqesin, brenda 30 diteve, ne vendbanimin e ri, nje dokument, ku te vertetohet se kane perfituar ndihme ekonomike ne vendbanimin e meparshem.
6. Per kushte te veçanta, social-ekonomike dhe shendetesore, te familjes, administratoret shoqerore duhet te kerkojne edhe dokumente shtese, si vertetimin per frekuentimin e shkolles, vendimin e gjykates, raportin mjekesor, etj.
7. Jetimet e moshes 18-25 vjeç qe jane te papune, pervec; dokumenteve te percaktuara ne piken 2, te ketij vendimi, duhet te paraqesin edhe kopjen e noterizuar per statusin e jetimit, sipas kerkesave te parashikuara ne ligjin nr.8153, date 31.10.1996, "Per statusin e jetimit", te ndryshuar.
8. Familjet e invalideve te punes, perveç dokumenteve te percaktuara ne piken 2, te ketij vendimi, duhet te paraqesin edhe kopjen e noterizuar te vertetimit te Komisionit Mjekesor te Caktimit te Aftesise per Pune.
9. Administratoret shoqerore jane te detyruar qe dokumentacionin e percaktuar ne shkronjat "c", "d" dhe "e", te pikes 2, te ketij vendimi, ta ruajne per te gjithe periudhen, gjate se ciles familja perfiton ndihme ekonomike.
10. Perjashtohen nga perfitimi i ndihmes ekonomike familjet, qe kane ne perberje edhe nje anetar te vetem, qe ploteson kushtet e meposhtme, i cili:
a. eshte pronar i çdo lloj kapitali, me perjashtim te shtepise se banimit dhe te tokes bujqesore;
b. eshte ekonomikisht aktiv (punedhenes, i punesuar ose i vetepunesuar ).
Perjashtohen invalidet e punes, te verberit, te paaftet, paraplegjiket dhe tetraplegjiket;
c- eshte jashte shtetit per çdo arsye, me perjashtim te personave, qe kryejne studime ose jane per kurim dhe te personave, pjesetare te familjeve, te caktuar me pune prane perfaqesive tona diplomatike dhe organizatave nderkombetare;
ç - nuk eshte i regjistruar si punekerkues i papune. Perjashtohen, anetaret e familjeve bujqesore, invalidet e punes, te verberit, te paaftet, paraplegjiket dhe tetraplegjiket;
d - refuzon punen e ofruar nga zyra e punesimit, si pjesemarrja ne pune e sherbime ne komunitet, qe organizohen nga bashkia/komuna, apo qe nuk pranon te marre pjese ne kurset e formimit profesional, kur eshte i afte dhe ne moshe pune;
dh - ka refuzuar te marre token e dhene me ligjin nr.7501, date 31.8.1991;
e - nuk e terheq ndihmen ekonomike te miratuar nga keshilli bashkiak a i komunes, brenda 6 diteve pune nga data e caktuar nga banka, me perjashtim te rasteve te fatkeqesise apo semundjeve, te vertetuara me dokumentt ligjore;
ë - nderrmerr veprime te qellimshme per te perfituar ndihme ekonomike te pamerituar, qe nenkupton:
• Shmangie te qellimshme nga: punesimi dhe formimi profesional; ;
• Dhurim spekulativte kapitaleve;
• Ndarje spekulative e nje ose disa anetareve te familjes pas dates 1 korrik 1993, si dhe ndarjet gjate procesit te legalizimit te banesave ne zonat informale, me perjashtim te rasteve kur ndarja ka te beje me nje kurore te re apo me vajze nena;
• Braktisje dhe mosshfrytezim te pronave dhe te burimeve te tjera te jetes;
• Moslejimin e administratorit shoqeror ose te personave te autorizuar per auditim per verifikimin apo intervistimin e tyre ne zyre a shtepi.
• Ndryshimin e vendbanimit, me perjashtim te rasteve per shkak te detyres shteterore.
11 - Kane te drejte te kerkojne ndihme ekonomike te pjesshme farniljet bujqesore, qe, ne baze te dokumenteve, kane toke ne pronesi.
Perjashtohen ato familje qe:
a. edhe pse kane perfituar toke sipas ligjit, nuk e disponojne, per shkak te zenies se tokes apo per probleme te ndryshme te pronesie;
b. kane zene forcerisht token e dikujt tjeter;
c. kane shitur dhe blere toke ose marrin dhe e japin token me qera.
12. Trajtohen me ndihme ekonomike te plote familjet qe:
a- kane marre toke ne zonat e kripura;
b - kane marre toke, por qe, me vendim te Keshillit te Ministrave, eshte cilesuar zone urbane, per ndertim hidrocentralesh, ujesjellesish apo per ndonje veprimtari tjeter.
Ne kete rast vendbanimi i ri i ketyre familjeve percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave.
13. Trajtohen me ndihme ekonomike familjet, qe kane ndryshuar vendbanimin, nga nje qytet ne nje qytet tjeter, pas dates 1 gusht 1991, por, qe ne çastin e levizjes, kane qene te punesuar ne vendbanimin e ri dhe, kjo gje duhet te vertetohet me kopjen e noterizuar te librezes se punes.
II. Procedurat per perfitimin e ndihmes ekonomike
14. Per gjendjen e familjes apo te anetareve te saj, qe kerkojne ndihme ekonomike, administratoret shoqerore, ne baze te listave, ne bashki/komuna, kerkojne informacionin e nevojshem, nga institucionet e meposhtme:
- Zyra e punes;
- Zyra e tatim-taksave;
- Zyra e sigurimeve shoqerore;
- Zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme (hipoteka);
- Zyra e regjistrimit te automjeteve;
- Seksioni prane bashkive (urbanistika, tregu i lire, etj);
- Inspektorati i Punes.
15. Keto institucione duhet qe, brenda 10 diteve nga marrja e kerkeses, te dergojne informacionin e kerkuar.
16. Administratoret shoqerore, sa here e kane te nevojshem, kerkojne informacion shtese nga institucionet e percaktuara ne piken 14, te ketij vendimi.
17. lnstitucionet e percaktuara ne piken 1, te ketij vendimi, jane te detyruara te njoftojne zyrtarisht, «çdo tre muaj, administratoret shoqerore te zyrave te ndihmes ekonomike ne bashki/komune, per te gjitha ndryshimet, ne regjistrat perkates.
III. Masa e perfitimit te ndihmes ekonomike
18. Masa e ndihmes ekonomike te plote, mujore, nga fondet e buxhetit te shtetit, percaktohet, ne baze te struktures se familjes, si me poshte vijon:
a). Per kryefamiljarin shuma 2600 (dymije e gjashteqind) leke ne muaj;
b). Per anetaret e familjes ne moshe pune e lart shuma 2 600 (dy mije e gjashte qind) leke ne muaj;
c). Per çdo anetar tjeter te familjes, ne moshe pune shuma 600 (gjashte qind) leke ne muaj. ,
ç) . Per çdo anetar tjeter te familjes nen moshe pune (deri 18 vjeç) shuma 700 (shtate qind) leke ne muaj.
19. Masa e plote e ndihmes ekonomike, pavaresishtnga perberja e familjes, nuk mund te jete me larte se 7 000 (shtate mije) leke ne muaj.
20. Masa e ndihmes ekonomike per prinderit e çdo femije, te lindur trinjak apo me shume, eshte 3 000 (tre mije) leke ne muaj.Kjo ndihme ekonomike perfitohet deri ne mbarimin e arsimit te detyrueshem, por jo me shume se 18 vjeç
21. Masa e ndihmes ekonomike per «do jetim te percaktuar ne shkronjat "b" e "c", te pikes 1, te ketij vendimi, eshte 3 000 (tre mije) leke ne muaj.
22. Masa e ndihmes ekonomike mujore, te pjesshme llogaritet si diference ndermjet nivelit maksimal te ndihmes mujore, te plote, dhe te ardhurave faktike, qe siguron familja.
Ne kete rast ne te ardhurat perfshihen:
a). Te ardhurat nga veprimtaria ekonomike;
b). Te ardhurat nga çdo sistem i mbrojtjes sociale (shteterore, private ose individuale), me perjashtim te te ardhurave, qe marrin invalidet e punes, paraplegjiket e tetraplegjiket, te verberit, prinderit e femijeve trinjake e me shume;
c). Te ardhurat nga çdo lloj kapitali;
ç). Te ardhurat nga toka (sipas kategorive te saj, qe sigurohen nga bimet e arave, vreshtat, ullishtet, pemetaria, me perjashtim te tokes ne proces shkripezimi), te cilat llogariten sipas koeficienteve te meposhtem:
KATEGORITE E TOKES
EMERTIMI (I) (II) (III) (IV) (V) (VI) (VII) (VIII) (IX-X)
Koeficientet e 9 8 7 7 5 5 4 4 3
te ardhurave
leke meter katror ne vit:
d). Te ardhurat nga blegtoria, te cilat ndryshojne sipas zonave, e qe llogariten sipas koeficenteve te meposhtem:
• Ne zonat fushore
Te ardhurat nga 1 lope = 15 dele/dhi=3 dosa=5 gica= 20 zgjoje
Bletesh=22 500 leke/vit
• Ne zonat kodrinore :
Te ardhurat nga 1 lope= 12 dele/dhi=3 dosa=5 gica= 20 zgjoje
Bletesh=18 000 leke/vit
• Ne zonat malore
Te ardhurat nga 1 lope= 1 0 dele/dhi=3 dosa=5 gica= 40 zgjoje
bletesh= 13 000 leke/vit :
23. Nuk perfitojne ndihme ekonomike familjet, te cilat, pas llogaritjeve me koeficientet e mesiperm, marrin deri ne 800 (teteqind) leke ne muaj.
IV. Kushtezimi i ndihmes ekonomike me pune e sherbime ne komunitet
24. Bashkite/komunat kane te drejte, qe perfitimin e ndihmen ekonomike, ta kushtezojne me pune e sherbime ne komunitet. Projektet per kushtezimin e kesaj ndihme me pune apo sherbime ne komunitet mund te jete me kohe te plote pune ose me kohe te pjesshme pune, per disa dite ne muaj.
25. Bashkite/komunat percaktojne fushat dhe perparesite, ku do te zbatohen projektet per pune komunitare apo per sherbime shoqerore.
26. Keshilli bashkiak ose i komunes miraton, nje here ne kater muaj:
a. projektet e puneve komunitare apo te sherbimeve shoqerore, me kohe te plote pune;
b. listen e personave, qe do te marrin pjese ne zbatimin e projekteve, me kohe te plote pune;
c. objektet ku do te nderhyhet;
ç. kalendarin dhe vellimin e punimeve per projektet, me kohe te pjesshme pune (disa dite ne muaj).
27. Nuk perfshihen ne pune komunitare personat me aftesi te kufizuar, te perhershme apo dhe te perkohshme, si dhe ato mbi moshe pune, te cilet nuk kane mundesi per te kontribuar ne keto pune e sherbime ne komunitet. Ne kete fast familjet e tyre vazhdojne te perfitojne ndihme ekonomike, e cila llogaritet sipas pikes 1, te nenndarjes III, te ketij vendimi.
28. Masa e pageses se personave, pjesemarres ne projektet e puneve e te sherbimeve ne komunitet, me kohe te plote pune, nuk duhet te jete me e vogel se paga minimale ne shkalle vendi.
29. Fondet e nevojshme per pagesen e pjesemarresve ne keto projekte te sigurohen nga:
a. fondi i ndihmes ekonomike, qe llogaritet sipas struktures se familjeve pjesemarrese ne keto projekte, porjo me shl:mIese 7 000 (shtate mije) leke ne muaj;
b. te ardhurat e bashkise/komunes, per pjesen tjeter te fondit, deri ne nivelin e pages minimale, si dhe per detyrimin per plotesimin e pageses se kontributit si punedhenes.
30. Familjet, qe marrin pjese ne keto projekte, pas perfundimit te projektit, kane te drejte te riaplikojne per perfitimin e ndihmes ekonomike, sipas kritereve te legjislacionit ne fuqi.
31. Per pune e sherbime, me kohe te pjesshme, disa dite ne muaj, ftohen ne pune komunitare te gjithe anetaret e afte per pune te familjeve, qe kerkojne ndihme ekonomike. Keto projekte mund te organizohen ne baze komune ose njesie bashkiake, por edhe ne njesi me te vogla, ne baze fshati etj.
. 32. Keshilli bashkiak apo ai i komunes miraton listen e personave, qe do te
marrin pjese ne pune komunitare.
33. Masa e ndihmes ekonomike per familjet, qe kryejne pune e sherbime ne komunitet, me kohe te pjesshme, llogaritet sipas struktures se familjes, por, ne asnje rast, nuk mund te jete me shume se 7 000 (shtate mije) leke ne muaj.
34. Njesite e qeverisjes vendore, qe kushtezojne shperndarjen e ndihmes ekonomike me pune a sherbime ne komunitet, raportojne, perpara nisjes se projektit, ne zyren rajonale te sherbimit social shteteror per:
a. pershkrimin e gjendjes social-ekonomike ne periudhen pararendese; b. kategorizimin e familjeve, perfituese te ndihmes ekonomike;
c. numrin e familjeve dhe te anetareve te afte per pune, te cilet round te kontribuojne per pune e sherbime ne komunitet;
9. numrin e familjeve, te personave me aftesi te kufizuar dhe per ato mbi moshe pune, te cilet nuk kane mundesi per te kontribuar, per pune e sherbime ne komunitet.
35. Njesite e qeverisjes vendore, qe kushtezojne shperndarjen e ndihmes ekonomike me pune e sherbime ne komunitet, vene ne dijeni zyren rajonale te sherbimit social shteteror per rezultatin e arritur nga punet dhe sherbimet komunitare, si dhe per administrimin e ndihmes ekonomike.
36. Fondet e ndihmes ekonomike nga buxheti i shtetit perdoren vetem per programin e ndihmes ekonomike. Keto fonde nuk perdoren per pagesen e sigurimeve shoqerore dhe te detyrimeve te tjera ne rastet e aplikimit te projekteve te kushtezimit te ndihmes ekonomike me kohe te plote.
37. Ngarkohen te gjitha organet e administrates shteterore dhe njesite e qeverisjes vendore, bashki/komuna dhe qark, per zbatimin e ketij vendimi.
38. Ngarkohen Ministria e Punes,Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit te nxjerrin udhezimet e nevojshrne ne zbatim te vendimit.
39. Vendimet nr.113, date 31.3.2002, "Per ndihrnen ekonomike", dhe nr.758, date 13.11.2003, "Per pilotimin e shpemdarjes se ndihmes ekonomike te kushtezuar me pune dhe sherbime ne komunitet", te Keshillit te Ministrave, shfuqizohen.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2006.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
PËRCAKTIMIN E AKSIDENTIT NË PUNË PËR SHKAK TË PUNËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 44, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Aksident në punë ose për shkak të punës është dëmtimi i menjëhershëm trupor, i ndodhur gjatë kryerjes së punës ose gjatë një procesi, që ka lidhje me punën, si dhe çdo dëmtim tjetër i shëndetit, që nuk rrjedh nga sëmundje të përgjithshme, por që sjell paaftësi, të përkohshme ose të përhershme, në punë, ose vdekje.
2. Aksidenti vlerësohet se ka ndodhur në punë për shkak të punës, kur personi i punësuar dëmtohet:
a) gjatë kryerjes së punës së zakonshme;
b) gjatë kryerjes së një pune tjetër, pa urdhër të punëdhënësit, por, për arsye madhore, në interes të punës;
c) gjatë kryerjes së një pune tjetër, me porosi të punëdhënësit;
ç) gjatë kohës së pushimit, në vendin e caktuar, ose për vënien në rregull të makinerive, veglave të punës, veshmbathjeve, para ose pas mbarimit të punës;
d) gjatë rrugës, në linjën e drejtpërdrejtë, nga banesa për në punë dhe anasjelltas, si në rastet kur transporti është i organizuar nga punëdhënësi dhe kur ai është individual.
3. Në çdo rast të një aksidenti në punë ose për shkak të punës, punëdhënësi ose personi përgjegjës, i ngarkuar prej tij, pas dhënies së ndihmës së parë duhet të ruajë provat materiale, për analizën e këtij aksidenti, dhe të lajmërojë, menjëherë, organet e prokurorisë, Inspektoriatin Shtetëror të Punës dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
4. Në rast të një aksidenti në punë ose për shkak të punës, me pasojë vdekje apo dëmtime të rënda masive, punëdhënësi ose personi përgjegjës, i ngarkuar prej tij, pas dhënies së ndihmës së parë, duhet të ruajë provat materiale, për analizën e këtij aksidenti, dhe të lajmërojë, menjëherë, organet e prokurorisë, Inspektoriatin Shtetëror të Punës dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
5. Kur aksidenti ka ndodhur gjatë rrugës nga banesa për në punë dhe anasjelltas, procesverbali i mbajtur nga organet e policisë, duhet të bëhet pjesë e dokumentacionit, për përfitimin e pagesës së aksidentit në punë.
6. Aksidenti në punë ose për shkak të punës vërtetohet me procesverbalin, e mbajtur në vendin e ngjarjes dhe duhet të nënshkruhet nga punëdhënësi ose personi përgjegjës, i ngarkuar prej tij, si dhe nga inspektori i punës, brenda tri ditëve, nga ndodhja e aksidentit.
Forma e Procesverbalit dhe udhëzimet përkatëse për plotësimin e tij përcaktohen nga ministri i Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
7. Për shkeljet sipas pikave 3 e 4, të këtij vendimi, punëdhënësi ose personi përgjegjës i ngarkuar prej tij, dënohen sipas kreut VIII, "Procedura dhe sanksione", të ligjit nr. 7986, datë 13.9.1995, "Për Inspektoriatin Shtetëror të Punës", të ndryshuar.
8. Vendimi nr. 460, datë 22.7.1998, i Këshillit të Ministrave, "Për aksidentet në punë", shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren Zyrtare".
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
KOMPETENCAT, PËRBËRJEN, FUNKSIONIMIN DHE MËNYRËN E MBLEDHJES DHE TË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KOMISIONIT SHTETËROR TË MUZEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 16, të ligjit nr. 9386, datë 4.5.2005, "Për muzetë", me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Krijimin e Komisionit Shtetëror të Muzeve, më tej KSHM, me kryetar ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në përbërje të ketë këta anëtarë:
• Drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar;
• Drejtorin e Qëndrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore;
• Drejtorin e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore Materiale, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
• Përgjegjësin e Sektorit të Trashëgimisë Kulturore Materiale, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
• Juristin që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore dhe të Muzeve në Trashëgimisë Kulturore Materiale, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
• Një përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë;
• Një përfaqësues të Akademisë së Shkencave;
• Një përfaqësues nga Shoqata e Kryetarëve të Bashkive, për muzetë vendore;
• Një përfaqësues nga fusha e muzeologjisë;
• Një përfaqësues nga muzetë private.
Dy anëtarët e fundit caktohen me propozimin e anëtarëve të KSHM-së dhe me miratimin e kryetarit të komisionit.
2. KSHM-ja ka këto kompetenca:
a) Harton dhe miraton kriteret për marrjen e liçencës për zhvillimin e veprimtarisë nga muzetë private;
b) Shqyrton, miraton ose refuzon, brenda 60 ditëve, kërkesën e personit, fizik apo juridik, privat për liçensimin e një muzeu privat, në mbështetje të kërkesave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, dhe të kritereve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, dhe të kritereve të miratuara nga KSHM-ja. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në mbështetje të vendimit të KSHM-së, liçenson ose jo subjektin e interesuar;
c) Harton dhe miraton formularin përkatës dhe specifikimet për zyrtarizimin e muzeve;
ç) Si autoriteti përgjegjës, merr masat e duhura, në rastin e mbylljes së një muzeu publik, për zhvendosjen e fondit muzeor të muzeut, si dhe përcakton institucionet, që do të admisistrojnë këtë fond;
d) Përgatit, administron dhe publikon regjistrin e muzeve të njohura zyrtarisht.
3. KSHM-ja thirret nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili përcakton axhendën e mbledhjes. Njoftimi për mbledhje bëhet të paktën 3 ditë përpara datës së zhvillimit të saj.
4. KSHM-ja i zhvillon mbledhjet në prani të shumicës së anëtarëve. Kur nuk sigurohet kjo shumicë, mbledhja e KSHM-së shtyhet, por jo më vonë se një javë nga data e njoftimit të ri. Në mbledhjet e KSHM-së, mund të marrin pjesë, pa të drejtë vote, edhe specialistë të fushës.
5. KSHM-ja vendos me shumicë votash. Kur numri i votave është i barabartë, kryetari ka të drejtën e vetos.
6. Juristi, anëtar i KSHM-së, është sekretar teknik i këtij komisioni dhe ka për detyrë të administrojë dokumentacionin e punës së KSHM-së, të mbajë procesverbalet e mbledhjeve dhe të zbardhë vendimet e KSHM-së.
7. Anëtarët e KSHM-së, për pjesëmarrje në mbledhje, të shpërblehen me 5 000 (pesë mijë) lekë, por jo më shumë se për një mbledhje në muaj.
8. Efektet financiare të përballohen, përkatësisht, nga buxhetet e miratuara për institucionet e përfaqësuara në komision.
9. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
VENDOSJEN E CMIMEVE TË REDUKTUARA TË BILETAVE TË MUZEVE PUBLIKE PER KATEGORI TE CAKTUARA SHOQERORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 14, të ligjit nr 9386, datë 4.5.2005, "Për Muzetë", me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Përfitojnë reduktim në masën 50 përqind të çmimit të biletave për muzetë publikë, kategoritë e mëposhtshme:
a) Pensionistët që gëzojnë këtë status dhe që kanë dëshmi zyrtare, sipas ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar;
b) Veteranët e Luftës që gëzojnë këtë status dhe kanë dëshmi zyrtare, sipas ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, "Për statusin e Veteranit të Luftës Antifashiste Nacional clirimtare të popullit shqiptar", të ndryshuar;
c) Ish- të dënuarit dhe të përndjekurit politikë, që kanë dëshmi zyrtare identifikimi, sipas ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, "për statusin e ish të dënuarve dhe të përndjekurit politikë nga sistemi komunist", të ndryshuar.
d) Studentët e arsimit të lartë që kanë kartën e studentit, sipas ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar;
e) Nxënësit e sistemit arsimor parauniversitar, të përcaktuar sipas ligjit nr 7952, datë 21.11.1995, për sistemin arsimor parauniversitar", të ndryshuar;
f) Invalidët që gëzojnë këtë status dhe që kanë dëshmi zyrtare identifikimi, sipas ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, "Për statusin e invalidit", të ndryshuar;
g) Invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë që gëzojnë këtë status dhe kanë dëshmi zyrtare identifikimi, si dhe personat që i shoqërojnë ata, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.200, "Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik";
h) Jetimët që gëzojnë këtë status, sipas ligjit nr. 8153, datë 31.10.1996, "Për statusin e jetimit", të ndryshuar;
i) Personat që përfitojnë nga marrëveshjet dy a shumëpalëshe, të lidhura ndërmjet Muzeve publikë shqiptarë dhe muzeve homologë të vendeve të tjera.
2 . Efektet financiale që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga të ardhurat e këtyre muzeve.
3. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren Zyrtare"
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PER
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.459, DATË 23.9. 1999, TË KËSHILLIT TE MINISTRAVE, "PER KRIJIMIN E KOMITETTI SHTETERORE TE KULTEVE", TE NDRYSHUAR.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, "për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave" dhe të neneve 124 dhe 128 të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, "Kodi i procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në pikën 3, të vendimit nr.459, datë 23.9.1999, të Këshillit të Ministrave, të shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
"Pagat dhe sigurimet shoqërore, shpenzime korente dhe investimet për vitin 2005, si dhe numri i punonjësve, të miratuara për Komitetin Shtetëror për Kultet, i pakësohen Këshillit të Ministrave nga buxheti i miratuar për vitin 2005 dhe i kalojnë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve".
2. Ngarkohet ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren Zyrtare"
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PER
SHTESE FONDI, NË BUXHETIN E VITIT 2005, MIRATUAR PËR BASHKINË E PESHKOPISË DHE ATË KAVAJËS, PËR PAGESËN E DETYRIMEVE TË PRAPAMBETURA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 27 e 29 të ligjit nr. 8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë" dhe nenit 14, të ligjit nr.9339, datë 21.12.2004, "Për buxhetin e shtetit të vitit 2005", me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Bashkisë së Peshkopisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, t'i shtohet fondi prej 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë, për të paguar detyrimet e prapambetura, përpara përdorimit të formulës ligjore për shpërndarjen e grantit.
2. Bashkisë së Kavajës, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, t'i shtohet fondi prej 14.000.000 (katërmbëdhjetë milionë) lekësh, për të paguar detyrimet e prapambetura, përpara përdorimit të formulës ligjore të grantit.
3. Këto fonde do të përballohet nga fondet e papërdorura, të përcaktuara në vendimet nr 75, datë 2.2.2005, "Për një shtesë fondi Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, për mbulimin e shpenzimeve për verifikimin, identifikimin dhe rregjistrimin e shtetasve nga njësitë e qeverisjes vendore" dhe nr. 278, datë 28.4.2005, "Për një shtesë fondi Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, për mbulimin e shpenzimeve për përgatitjen e listës përfundimtare të zgjedhësve, për zgjedhjet parlamentare të këtij viti", të Këshillit të Ministrave.
4. Ngarkohet Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Bashkia e Peshkopisë dhe ajo e Kavajës për zbatimin e këtij vendimi.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I AUTOSTRADËS LUSHNJE-FIER (FAZA E DYTË) DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.784, DATE 5.11.2004, TE KESHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PROVATE, TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I AUTOSTRADËS LUSHNJE-FIER (FAZA E PARE)".
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1,20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik" dhe të ligjit nr.9339, datë 21.12.2004, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2005", me propozim të Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i autostradës Lushnje-Fier (faza e dytë).
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi; për sipërfaqen 207. 316,853 metër katror tokë arë, me vlerë 247 196 421 (dyqind e dyzet e shtatë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e njëzet e një) lekë; kultura bujqësore, me vlerë 5 564 385 (pesë milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e tetëdhjetë e pesë) lekë; dru frutorë, me vlerë 2 200 025 (dymilionë e dyqind mijë e njëzet e pesë) lekë, objekte, me vlerë 13 332 336 (trembëdhjetë milionë e treqind e tridhjetë e dy mijë e treqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, me vlerë të përgjithshme 268 293 167 (dyqind e gjashtëdhjetë e tetë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për fazën e dytë, prej 268 293 167 lekësh të përballohet si më poshtë vijon:
a) 64 000 000 (gjashtëdhjetë e katër milionë) lekë nga buxheti i shtetit i vitit 2005, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, zëri "investime", fondet për objektet që nuk mund të realizohen në vitin 2005, sipas tabelës nr.1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) 204 293 167 (dyqind e katër milionë e dyqind e nëntëdhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë, nga buxheti i vitit 2006, i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
5. Shpronësimi të përfundojë brenda datës 30.12.2006.
6. Pronarët e listës, që bashkëlidhen këtij vendimi, për të cilët në kolonën "shënime" është shkruar "plotësim dokumentacioni", "proces rregjistrimi", apo "proces gjyqësor", do tta marrin shpërblimin, për efekt shpronësimi, pasi të jenë pajisur me dokumentacionin e plotë ligjor nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Deri në atë çast, paratë do të jenë të bllokuara në Bankë.
7. Në numrin rendor 124 të tabelës, që i bashkëlidhet vendimit nr. 784, datë 5.11.2004, të Këshillit të Ministrave, "Për shpronësimin për interes publik, të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i autostradës Lushnje-Fier (faza e pare), "emri "Jorgo Sabri Hatija" zëvendësohet me "Kristaq Themi Allkanjari".
8. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.
9. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren Zyrtare".
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR. 240, DATË 13.4.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR NDARJEN E TË ARDHURAVE, QË RRJEDHIN NGA USHTRIMI I VEPRIMTARISË NGA SUBJEKTET E LICENSUARA PËR LOJRA FATI, KAZINO DHE HIPODROME"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121 e 124, të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999, "Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Vendimi nr. 240, datë 13.4.2001, i Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e të ardhurave, që rrjedhin nga ushtrimi i veprimtarisë nga subjektet e licensuara për lojëra fati, kazino dhe hipodrome", shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbshtetje te nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, "për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI
Znj. Edith Harxhi emërohet zëvendësministër i Punëve ttë Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. VESEL AHMETI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Vesel Ahmeti, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
2. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëhërë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
VENDIM
PËR
MIRATIMIN NË PARIM, TË MARRËESHJES SË PËRKRAHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS DHE AGJENSISË AUSTRIAKE PËR ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN "MODEL PËR MBËSHTETJEN E ARSIMIT PROFESIONAL BUJQËSOR NË SHQIPËRI, NË SHKOLLAT PILOT TË FIERIT DHE KORÇËS, NËPËRMJET KRIJIMIT DHE ZBATIMIT TË NJË PROFILI SHKOLLOR RAJONAL, FAZA II (2005-2007)"
Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së përkrahjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjensisë Austriake për Zhvillim, për projektin "Model për mbështetjen e arsimit profesional bujqësor në Shqipëri, në shkollat pilot të Fierit, Korçës, nëpërmjet krijimit dhe zbatimit të një profili shkollor rajonal, faza II (2005-2007)".
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA