Kryeministri Berisha takohet me Ministrin italian të Transporteve, Pietro Lunardi
Kryeministri Sali Berisha është takuar në Itali me Ministrin italian të Transporteve, Pietro Lunardi, me të cilin ka diskutuar veçanërisht për projekte konkrete në fushën e infrastrukturës dhe për liberalizimin e transporteve mes dy vendeve.
Në takim u diskutua edhe për projektin e Korridorit 8. Ministri italian i Transportit e vuri në dijeni Kryeministrin shqiptar se Korridori i 8-të, për të cilin z. Berisha në takimin e fundit me kryeministrin e Italisë e kishte shtruar gjerësisht, u vendos që të rikthehet në prioritetet e BE-së si një korridor transnacional. Z. Lunardi e siguroi kryeministri shqiptar se do të shpejtohen të gjitha proçedurat dhe se po krijohet një grup pune shumë i rëndësishëm për projektimin, nxitjen dhe zhvillimin e korridorit të 8-të. Kryeministri Berisha u shpreh se Korridori 8 përbën një zhvillim shumë pozitiv për Shqipërinë dhe Italinë, si dhe për vendet e tjera të përfshira në projektorët e këtij korridori.