Përplasen në autostradë 2 mjete të tonazhit të rëndë
24/03/2009 Në autobus 15 punonjës të naftës
FIER- Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën Lushnjë- Fier. Dy automjete të tonazhit të rëndë një autobus dhe një trajler, janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Kthesa e Vajkanit”. Automjeti me targë LU 2426B ishte duke udhëtuar nga Fier për në drejtim të Lushnjës, ndërsa autobusi me targë FR 1961 C, që transportonte 15 punëtorë të naftës po kalonte nga fshati Vajkan në drejtim të fshatit Kallm, në kahun e kundër të lëvizjes së trajlerit. Të 2 automjetet kanë përfunduar të rrëzuar në kanalin buzë autostradës. Për fat të mirë si pasojë e përplasjes nuk ka pasur dëmtime si në drejtim të udhëtarëve, ashtu edhe drejtuesve të automjeteve. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniforma të Policisë Rrugore të komisariateve Fier e Lushnjë. Pas verifikimeve paraprake, specialistët e Policisë Rrugore kanë konstatuar se shkaku i aksidentit ishte ndërprerja e rrugës nga ana e autobusit dhe shpejtësia e trajlerit. Autostrada Lushnjë-Fier pak kohë pas vënies në funksionim është bërë burim aksidentesh për automjetet që lëvizin në të dhe për këmbësorët që jetojnë përgjatë autostradës.