Puke, humbasin tre teknike ne zonat malore, do rregullonin antena

Pukë, 24 mars, 12:10, NOA – Tre teknikë rezultojnë të zhdukur në zonat malore të Pukës që në orët e para të mëngjesit.
Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë nisur në punë që në mëngjes në terren si gjithmonë, por nuk janë kthyer ende, duke vënë në alarm kolegët e tyre si edhe familjarët.
Bëhet e ditur se ata kanë qenë teknikë që sot do merreshin me antenat e një medie private, por mendohet se koha e keqe dhe reshjet e mëdha të dëborës në këtë zonë, kanë ndikuar në vështirësimin e punës së tyre, duke i vonuar dhe duke u nxjerrë pengesa të cilat kanë bërë që ata të mos kthehen dot në shtëpi.
n.e/NOA