E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani: Qeveria i genjeu shqiptaret per legalizimin e banesave

Tiranë, 24 shkurt, 12:15, NOA – Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Agjencisë së

Legalizimit, Shaban Memia, po i gënjejnë paq shqiptarët, kur thanë se po shpërndajnë tapitë e shtëpive. 

“Saliu dhe Shabani gënjyen, sepse në programin e tyre politik të parealizuar, legalizimin duhet ta kishin mbaruar në fund të vitit të parë të qeverisjes së tyre. Sot jemi në fund të mandatit të tyre dhe procesi sigurisht që nuk ka përfunduar”, tha në një konferencë për shtyp mbi këtë fakt, kryetari i komisionit të Ligjeve, Sigurisë dhe Administratës Publike ne Partinë Socialiste.

“Ata gënjyen sepse ligji për legalizimet i hartuar dhe i ndryshuar nga vetë ata të dy, tashmë duhet të kishte dalë nga fuqia juridike, sepse procesi duhet të kishte mbaruar para 2 vitesh. Në këtë rast më shumë sesa gënjyen, Saliu dhe Shabani e shkelën ligjin e tyre me të katër këmbët!”, shtoi Manjani.

Sipas Manjanit, ky proces mban vetëm damkosjen: “legalizim elektoral”. 

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›