E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata, avokat kryesisht për Lavdërim Tufën

17/02/2005  TIRANË – Gjykata ka vendosur të mos i presë më avokatët mbrojtës të pandehurit Lavdërim Tufa. U bënë tre seanca radhazi që avokatët nuk paraqiten në gjyq edhe pse janë lajmëruar rregullisht nga trupi gjykues. Dje për gjykatën dhe organin e prokurorisë durimi u sos. Prokurori Olsian Çela i kërkoi gjykatës të shtyj procesin për një datë tjetër dhe njëkohësisht të zëvendësoi avokatin mbrojtës. Mungesa e avokates Klojda Dashi bëri që gjykata ta zëvendësoi me një avokat nga lista emërore. Por gjithsesi seanca gjyqësore nuk u zhvillua. Avokati i sapofutur në proces kërkoi shtyrje të seancës gjyqësore. Ai kërkoi dy javë kohë për tu njohur me dosjen penale. Në gjyq i pranishëm ishte i pandehuri Lavdërim Tufa dhe avokati Ferdinand Doja, i cili disa seanca më parë kishte munguar. Sipas prokurorit procesi nuk mund të vazhdoi pambarimisht në pritje të avokatit. Për Tufën tashmë ka përfunduar gjithçka. Akuza ka mbaruar paraqitjen e provave. Gjykata ka arritur të dëgjojë edhe provat e mbrojtjes. Lavdërim Tufa është i vetmi që deri tani ndodhet në bankën e të akuzuarëve për vrasjen e ndodhur në 29 mars 2003, tek "Kartodromi", pronar i të cilit ka qenë Fatmir Rama, ose i thirrur ndryshe Miri i Xhikes. Nga të gjitha provat e grumbulluara para gjykatës, Lavdërim Tufa cilësohet autori i mundshëm i vrasjes. Autori i vrasjes ka qenë i maskuar me një kapuç. Megjithatë nga akti i ekspertimit ka rezultuar se autori atë ditë është plagosur. Këtë e vërteton gjaku i gjetur në karikatorin e armës së krimit si dhe njollat e gjakut të përziera me pështymë të gjetura në kapuçin e përdorur si maskë. Arsyet që mund të kenë çuar në këtë vrasje janë dy. Ose vrasje e kryer me pagesë, ose konflikti i pronave. Bashkë me Ramën atë ditë gjeti vdekjen edhe shtetasi Kristaq Cani e u plagosën dy të tjerë. Mendohet se autori i vrasjes është plagosur nga të shtënat e pistoletës së Ylli Kelmendit, shokut të ngushtë të Mirit të Xhikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›