"Vendimi i Gjykatës së Beratit për Ilirian Didën, i padrejtë"
Përcillet dosja në ngarkim të të pandehurit Ilirian Dida nga Gjykata e Rrethit Berat në Gjykatën e Apelit Vlorë pas ankimimit që Prokuroria e Beratit ka bërë ndaj kësaj çështjeje. Në datën 14 maj 2008 trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Agron Valva me shumicë votash deklaroi fajtor Ilirian Didën për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, në dy raste sipas nenit 248 sipas Kodit Penal dhe e ka dënuar atë me pesë vjet burgim. Më parë Prokuroria e Beratit kishte kërkuar 22 vjet burg, pasi e akuzonte atë edhe për vrasjet e shtetasve Gjergj Gushali dhe Dritan Zhuka.
Gjyqtarët Agron Valva e Nazmi Troka (gjyqtarë të Beratit), përfundimisht me vendimin e mësipërm konkluduan: Ilirian Dida duhet të dënohet me 5 vjet burg. Ndërsa ndryshe me dy kolegët e tij është vendimi i pakicës i gjyqtarit Kostika Çobanaqi, i cili mendon se Ilirian Dida duhet të dënohet me 22 vjet burg. Të kontaktuar nga ana jonë, Prokuroria e Beratit shprehet se është kundër vendimit që i pandehuri të dënohet me 5 vjet burg dhe e konsideron këtë vendim haptazi të padrejtë dhe që nuk mbështetet në prova. Për këtë, Prokuroria e Beratit shprehet se çështjen e ka dërguar në Gjykatën e Apelit Vlorë, ku pret që kjo gjykatë të kërkojë faktimin e akuzave që janë ngritur ndaj tij. Të pyetur nëse janë informuar Ministria e Drejtësisë apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nëse vendimi është i padrejtë, morëm si përgjigje se "ne do të ndjekim rrugën procedurale, pra ankimuam çështjen në apel, si zgjidhje që na jepet në këtë rast në bazë të Kodit të Procedurës Penale, neni 407 dhe vijues të tij".
U interesuam nëse pranë KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë të jenë bërë ankesa nga familjarët e viktimave, pasi po t‘u referohemi reagimeve të familjarëve të Gjergj Gushalit rezulton se ata akuzojnë ish-drejtorin e Policisë së Beratit për vrasjen e të afërmit të tyre.
Dritan Zhuka është vrarë në datën 1 nëntor 2001. I pandehuri Ilirian Dida ka deklaruar se është vrarë nga RENEA, pasi ishte person në kërkim për vrasjen e oficerit të policisë, Ilir Ngresi, në Vlorë. Nga gjykimi i çështjes rezultoi se forcat RENEA që morën pjesë në këtë operacion deklaruan para gjykatës që Dritan Zhuka nuk është vrarë prej tyre, por ishte gjetur i vrarë atje. Në gjykatë kishte nga ata dëshmitarë të RENEA-s që deklaruan drejtpërdrejt se kishin mësuar prej drejtorit Ilirian Dida se Dritani ishte vrarë më parë prej tyre. Po se kush ishin ata, drejtori nuk i kishte treguar. Në shenjë triumfi, trupin e Dritan Zhupës e kanë shëtitur me makinë të hapur në qytetin e Beratit. Për këtë çështje ka pasur edhe reagim nga zyra e OSCE-së në Berat.
Pesë ditë më pas, përkatësisht më datë 6 nëntor 2001, zhduket Gjergj Gushali, kundërshtari i Dritan Zhupës. Familja e Gjergj Gushalit edhe në seancë gjyqësore ka akuzuar për këtë zhdukje e vrasje Ilirian Didën. Ky i fundit e kishte lënë për t‘u takuar me Gushalin natën e zhdukjes. Një javë pas zhdukjes, Gjergj Gushali gjendet i vrarë në një kanal në qytetin e Lushnjës.