Vendimi, nis verifikimi i titujve të pronësisë
Këshilli i Ministrave miratoi dje një fond prej 20 milionë e 100 mijë lekësh për ngritjen e komisioneve vendore të cilat do të verifikojnë titujt e pronësisë. Praktikisht, me dhënien e këtij fondi, hapet rruga për nisjen e punës në terren të komisioneve vendore. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se javën e ardhshme grupet e punës do të nisin procedurat e verifikimit. Fillimisht puna do të nisë me verifikimin e mbi 20 mijë ankesave që kanë ardhur në ministri. Nga ana tjetër, komisionet vendore do të verifikojnë të gjithë bregdetin shqiptar, ku sipas ankesave, duket se janë edhe abuzimet më të shumta. Ministria bën të ditur njëkohësisht se kontrolle do të ketë edhe në zonat kodrinore apo malore, në rast se do të ketë ankesa nga banorët e tyre. Puna e komisioneve vendore, të cilat do të verifikojnë ndarjen e tokës sipas ligjit 7501, do të fillojë me ato familje të cilat janë ankuar se u është prekur prona. Studimi i këtyre ankesave ka nxjerrë se problemet ndodhen kryesisht në zonat bregdetare, ato me interes të veçantë ekonomik si dhe nga fermerët që kanë tokën afër zonave urbane, kryesisht zona mes Tiranës dhe Durrësit. Bregdeti dhe zona mes Tiranës dhe Durrësit do të jenë në qendër të vëmendjes.
Procedura
Ligji parashikon rishqyrtimin nga e para të të gjithë titujve të pronësisë të dhënë që nga viti 1991 edhe sipas ligjit 7501. Ai përfshin të gjitha sipërfaqet e tokave bujqësore, të administruara nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore, e që më pas janë ndarë nga Ministria së Bujqësisë në fshatra deri në datën 30.4.1998. Në bazë të tij, titujt e lëshuar që nga 1.8.1991, por që nuk figurojnë në hipotekë si tokë bujqësore, do të anulohen, pasi ato llogariten si pyje, livadhe, kullota, tokë pyjore etj.
Në rast se evidentohet se toka është vjedhur apo përfituar pa të drejtë, komisioni vendor do t’i propozojë komisionit që drejtohet nga zëvendëskryeministri për t’i hequr titullin e pronësisë. Personi i prekur do të ketë afat vetëm 60 ditë për t’u ankimuar në gjykatë, ndryshe vendimi i komisionit do të hyjë në fuqi duke tjetërsuar pronësinë e duke ia kaluar shtetit. Gjatë diskutimeve të ligjit, është vërejtur se me ligjin 7501 janë dhënë në mënyrë abuzive 26 mijë hektarë tokë, ndërsa me ligjin për ndarjen e tokave bujqësore dhe kooperative janë ndarë 12 mijë hektarë tokë. Ndërkohë, ka probleme kufijsh në 180 raste për 2 700 hektarë. Afërsisht rreth 12 mijë subjekte kanë zënë tokë në mënyrë të paligjshme në një sipërfaqe prej 6 100 hektarësh. Ndërkohë, janë kryer abuzime me dokumentet e pronësisë të dhëna sipas ligjit 7501 dhe 8053. Ministria e Bujqësisë shprehet se bëhet fjalë për 170 hektarë pyje, 254 hektarë kullota, 296 hektarë tokë e pashfrytëzueshme. Sipas të dhënave paraprake, në shumë raste ka më tepër se dy mbivendosje. Ndërkohë, duhet pasur parasysh se 80 për qind e anëtarëve të komisioneve të ndarjes së tokave pranë komunave kanë qenë me arsim 8-vjeçar. Gjatë këtyre viteve, gjithsej janë ndarë 563 mijë hektarë tokë bujqësore për 445 mijë familje. Në shumë raste këto prona kanë qenë rreth zonave urbane dhe në bregdet dhe ato tashmë janë kthyer në troje për ndërtim dhe janë ngritur objekte. Në këto raste do të penalizohet vetëm ai që e ka përfituar titullin e pronësisë në mënyrë të padrejtë. Nëse ka kryer transaksion dhe këtë pronë ai nuk mund t’ia kthejë shtetit, atëherë do të paguajë çmimin për metër katror sipas vlerës së tregut, përcaktuar në hartën e vlerës së tokës që ka Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Spanja dhe Çekia ratifikojnë NATO-n me Shqipërinë
Senati spanjoll dhe Dhoma e Deputetëve të Çekisë ratifikuan dje Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me ratifikimin e këtyre dy vendeve, Protokolli i NATO-s për Shqipërinë shënon vendin e trembëdhjetë. Nëpërmjet një letre falënderimi drejtuar Presidentit të Senatit, Francisko Havier Roho, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shprehur vlerësimin e saj personal dhe të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen që Spanja po i jep procesit të integrimit euroatlantik të vendit tonë. Nga ana tjetër, zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se kryetarja Topalli shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e saj e të Kuvendit të Shqipërisë për kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Çekisë, z. Miloslav Vlcek.
Topalli niset në Francë, takim me homologun
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u nis dje në Francë për një vizitë zyrtare dyditore në krye të një delegacioni shqiptar. Sipas axhendës së programuar të bërë publike nga zyra e shtypit, kryetarja Topalli dhe delegacioni që e shoqëron do të priten në takime nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Bernard Açoyer; nga Presidenti i Senatit francez, Gerard Larcher, si dhe do të marrin pjesë në një seancë plenare që zhvillohet me pyetje-përgjigje për qeverinë franceze. Pritet gjithashtu që kryetarja Topalli të zhvillojë një vizitë në kanalin televiziv të Asamblesë Kombëtare LCP (La Chaine Parlementaire), ku do të pritet nga Presidenti i LCP-së, Richard Michel.