Berisha, thirrje publike Ramës: Dialogo me LSI
Kryeministri Sali Berisha i drejtoi dje një thirrje publike kryesocialistit Edi Rama që të dialogojë me Ilir Metën për përfshirjen e propozimeve të tij në Kodin e ri Zgjedhor. Sipas tij, Rama duhet të dëshmojë sens kompromisi, pasi LSI ka 10 për qind të elektoratit në Shqipëri. “Lëvizja Socialiste për Integrim është një realitet politik që nuk duhet mohuar”, - i vuri dje në dukje Kryeministri Sali Berisha kryesocialistit Edi Rama, të cilit i kujtoi se duhet të dialogojë me Metën për çështjen e Kodit të ri Zgjedhor. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ku Kryeministri prezantoi modelin e ri të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, i bëri thirrje PS-së që të shikojë mundësinë e mirëkuptimit për kërkesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për sa i përket reformës zgjedhore. “Kodi Zgjedhor është në diskutim. Dua të jem fare i hapur dhe ftoj z. Rama të dëshmojë sens kompromisi me forcën politike që ka 8 deri në 10 për qind të elektoratit. Nuk është në interesin e vendit përjashtimi total nga përfaqësimi në procesin zgjedhor i kësaj force politike”, - tha z. Berisha. Sipas tij, është mundësia për reflektim, prandaj të reflektojmë. Para anëtarëve të kabinetit qeveritar, Kryeministri insistoi për përfshirjen e LSI-së në komisionet zgjedhore. “Ne, - shtoi Berisha, - kemi një konsensus me PS-në dhe këtë nuk e mohoj, por nëse e zgjerojmë më shumë, do të ishte mirë për vendin”. Por Kryeministri bëri të qartë shqetësimin që ka ndjerë për grevën e deputetëve të LSI-së dhe PDK-së. “Kam qenë shumë i lënduar nga greva e urisë dhe këtë e them hapur. Pavarësisht se kundërshtarë, por për vendin, për Evropën e botën, sado që askush nuk e mbështeste vendimin për të hyrë në grevë urie, por faktikisht ishte e tillë, 10 deputetë në grevë urie ishte një lëndim dhe përbënte një lajm aspak të favorshëm për vendin”, - u shpreh Berisha. “Normalisht, - tha ai më tej, - një çështje e tillë nuk përbënte një objekt trajtimi, por jam i bindur se shpreh mendimin e mazhorancës në këtë rast, ku duhet të përpiqemi të korrigjojmë ndonjë gjë”. Berisha pranoi se ne nuk dalim jashtë teorisë së gabimeve. “Mundësia është për reflektim, prandaj të reflektojmë. Nuk kam asnjë qëllim tjetër, por vetëm përfshirjen. Ne kemi një konsensus me PS-në dhe këtë nuk e mohoj, por nëse e zgjerojmë më shumë do të ishte mirë për vendin”, - përfundoi Berisha.
Ndoka: Berisha të dialogojë edhe me
Demokristianët i kërkojnë Kryeministrit Sali Berisha që të dialogojë me ta për çështjen e Kodit Zgjedhor. PDK i quajti dje thirrjet e Kryeministrit Berisha për përfshirje të LSI-së në komisionet zgjedhore, thjesht diversione. Sipas kryetarit Nard Ndoka, Berisha nuk duhet të harrojë që PDK është parti e kampit të djathtë dhe përpara se t'i bëjë thirrje PS-së për dialog me LSI-në, fillimisht duhet të dialogojë me PDK-në. Ne shtoi ai kemi luftuar bashkë me LSI-në për standarde dhe jo për qëllime personale. Gjithsesi, lëvizja më e re e Kryeministrit Berisha ka hapur një debat mes partive të mëdha dhe të vogla për Kodin Zgjedhor. Kjo, në kushtet kur pozicionet reale të PD-së dhe PS-së për kodin nuk ndryshojnë, në rastin më të mirë vonon edhe me miratimin e kodit pas kthimit në Kuvend nga Presidenti, për çështjen e datës së zgjedhjeve, vë në dyshim afatet kushtetuese të fazës përgatitore dhe të vetë zgjedhjeve të përgjithshme politike të vitit 2009.