Vendimi për Fierin mbetet peng i KQZ-së
Autori i Lajmit: Suela Topi
9 kutitë e votimit në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në qarkun e Fierit nuk do të hapen, nëse nuk do të ketë ankimim nga subjektet zgjedhore. Ky pritet të jetë vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kur pritet të miratohet dhe tabela përmbledhëse për këtë qark. Qëndrimet kontradiktore të anëtarëve të KQZ-së janë shoqëruar me diskutime mes tyre gjatë mbledhjes së djeshme, edhe pse Fieri nuk ishte në rend dite. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, kërkoi që për këtë qark të ndiqet i njëjti standard si për atë të Lezhës, ku KQZ numëroi 6 kutitë e KZAZ së Fushë-Kuqes dhe të Kurbinit. Por ky argument nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i cili pohoi se rastet nuk janë të ngjashme. Sipas tij, numërimi i kutive do të bëhet vetëm pasi të ketë një ankimim të subjekteve politike pas miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve.
Diskutimi
Komisioni Qendror Zgjedhor do të fusë sot në rend dite miratimin e tabelave përmbledhëse të 9 kutive të votimit në qarkun e Fierit, çka do të thotë se nuk do të numërojë kutitë pa pasur ankimim nga partitë. Kutitë për të cilat debatohet në KQZ u përkasin KZAZ-ve nr. 18, 19, 20, 22. Nga rezultati i këtyre kutive të votimit Partia Socialiste pretendon se mund të shkojë në 9 numri i mandateve që ajo do të marrë nga qarku i Fierit. Në mbledhjen e djeshme, qarku i Fierit nuk ishte përfshirë në rend dite, por nënkryetarja Dëshira Subashi, e zgjedhur nga PS, kërkoi që për 4 KZAZ-të e këtij qarku të kryhej e njëjta procedurë numërimi si për rastin e Fushë-Kuqes. Sipas Subashit, në këto KZAZ nuk u krye i plotë procesi i numërimit, pasi u ndërpre me vendim të KQZ-së. “Me një vendimmarrje 4 me 3, ku unë nuk kam qenë dakord, në Fier u ndërpre procesi i numërimit të votave. Derisa është ndërprerë me një urdhër tonin dhe tabelat përmbledhëse të rezultatit nuk mund të dalin pa numëruar kutitë për të 4 KZAZ”,- tha Subashi duke shtuar se vendimmarrja e KQZ-së ishte komprometuese për procesin e Fierit. Në kundërpërgjigje, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha se nuk mund të kryhet e njëjta procedurë si me kutitë e Fushë-Kuqes, pasi nuk kanë ngjashmëri. Sipas Ristanit, KQZ do të marrë vendim për të hapur apo jo kutitë, vetëm nëse do të ketë ankimime nga subjektet politike. “KZAZ e qarkut të Fierit kanë miratuar tabelën me vendim dhe duke qenë kështu e vetmja procedurë për të hapur kutitë është duke zbatuar nenin 123 të Kodit Zgjedhor, që do të thotë hartohet tabela e qarkut dhe ankimohen vendimet e KZAZ-ve së bashku me tabelën përfundimtare të qarkut, pastaj KQZ vendos të hapë kutitë”, - tha ai. Të njëjtin argument mbështetën dhe anëtarët e mazhorancës në KQZ, Hysen Osmanaj dhe Klement Zguri si dhe nga përfaqësuesi demokrat, Njazi Kosovrati.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009