Vendimi për bojkot , shtyhet votimi i ligjeve që duan 3/5
23/07/2010 Miratimi i Gjykatës Administrative dhe kodeve e kushtëzuar nga negociata PD-PS
Arritja e konsensusit, mazhoranca parashikon seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi shtyu për seancën e të hënës votimin e nëntë projektligjeve, nga të cilat tetë prej tyre kërkojnë edhe votën e opozitës, ndërsa projektligji për SHISH-in u shty pas debateve me të majtët për çështje procedurale. Kuvendi kishte planifikuar në rendin e ditës për seancën e djeshme edhe votimin e projektligjit “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”, dhe të shtatë kodeve si: Penal, Civil, Hekurudhor, Ajror, Doganor, Detar dhe Rrugor. Por deklarata e opozitës se do të bojkotojë procesin e votimit, nuk mundëson sigurimin e shumicës së cilësuar, të domosdoshme për t’u miratuar. Burime nga kampet sqarojnë se votimi i këtyre projekteve nga Partia Socialiste do të kushtëzohet pikërisht nga rezultati i negociatave mes dy kampeve politike. Që mazhoranca të sigurojë votat e kundërshtarëve të tij politikë i duhet të lëshojë “pe” nga kushtet e saj lidhur me çështjen e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe veçanërisht për Komisionin Hetimor. Deri tani të komanduarit për të negociuar për arritjen e një konsensusi politik, kryetar i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, në dy takimet që kanë realizuar mes tyre brenda 10 ditëve, nuk kanë arritur në një konkluzion konkret. Duke qenë të varur nga koha e arritjes së këtij konsensusi dhe afatit të ngushtë kohor që ka mbetur nga përfundim i këtij sesioni parlamentar, mazhornaca mendon të thërrasë edhe një seancë të jashtëzakonshme për t’i miratuar këto projekte para fillimit të sesionit të ri. Deri në mbledhjen e sesionit të tretë të kësaj legjislature dy krerëve kuvendorë të secilës parti i kanë mbetur më pak se shatë javë për ta zgjidhur këtë çështje.
Projektligjet që duan 3/5
“Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”
“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, “Kodi Penal”
“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, “Kodi Civil”
“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, “Kodi Rrugor”
“Për një ndryshim në ligjin nr. 9317, “Kodi Hekurudhor”
“Për disa ndryshime në ligjin nr. 8449, “Kodi Doganor”
“Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 “Kodi Ajror”.
“Për një ndryshim në ligjin nr. 9251, “Kodi Detar”