Zgjidhen shtatë anëtarët e Bordit të Institutit
23/07/2010 Votimi nga Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me votim të fshehtë shtatë emrat për anëtarë të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri nga 23 kandidatë gjithsej që i ishin prezantuar atij. Kandidatët e zgjedhur nga kuvendi i Shqipërisë janë Uran Butka, Pjetër Pepa, Gëzim Peshkëpia, Kolec Topalli, Romeo Gurakuqi, Alfred Lako dhe Nebil Çika. Sipas ligjit anëtarët do të zhvillojnë një punë kërkimore të të pavarur që ka si qëllim grumbullimin, administrimin e ruajtjen, në arkivin e institutit dhe publikimin e dokumenteve e të materialeve, që dëshmojnë krimet e komunizmit në Shqipëri. Instituti i Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë përfaqësohet nga 3 anëtarë; shoqëria civile dhe Akademia e Shkencave nga një anëtar dhe Konferenca e Rektorëve nga dy anëtar. Sipas kërkesave të ligjit, anëtarët e bordit janë personalitete të njohura nga komuniteti akademik dhe shoqëria civile, të cilët zotërojnë aftësi profesionale dhe kanë dhënë kontribut, që krijojnë bindje se mund të mbështesin institutin në realizimin e misionit e të detyrave të tij. Gjithashtu anëtarët plotësojnë të gjitha kushtet, që parashikojnë aktet ligjore dhe nënligjore për nëpunësit e lartë të shërbimit civil, si dhe kushtet e përcaktuara në nenin 18 të këtij ligji. Ata zgjidhen për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje një herë.