Alterteksti: nuk mund të mbulohet dielli me shoshë!!!
Lexova artikullin e kryeredaktorit të gazetës "Mësuesi", dhe sigurisht prisja nga MASH një artikull, por kurrsesi me përmbajtje të atillë, ku anashkalohet qëllimshëm thelbi i problemit, i cili është shumë i thjeshtë: a) fshehje e tirazhit nga shtëpia botuese "Pegi", b) mospagimi i detyrimeve tatimore dhe c) pengesa nga BOMIT për të certifikuar tekstet Off We Go 6, 7, 8 për vitin e ri shkollor, tekste që kanë tashmë tre vjet që po përdoren në shkollë, (2005, 2006, 2007) dhe që e kanë tejkaluar afatin kohor sipas kontratës MASH-Shtëpi Botuese.
Për analogji, edhe autorë të tjerë për lëndët fizikë, matematikë kanë bërë pikërisht të njëjtën gjë, për të njëjtën arsye dhe nuk është mbajtur ky qëndrim nga BOMIT; pra rasti që unë bëj publik është hakmarrje e pastër nga ana e BOMIT, për arsyet që i di vetëm ai. Ju kujtoj z. Andoni se shifrat që unë përdor për të argumentuar problemin nuk janë të miat, por të marra nga vetë MASH dhe Shtëpia Botuese!! Unë nuk kam monopolin e të vërtetës, por janë faktet kokëforte, shifrat ato që duhet t‘ju bindin. Është më mirë të jeni në anën e shtetit tonë të varfër (jo timin), ato para t‘u kalojnë familjeve të dëmtuara të tragjedisë së Gërdecit sesa të jesh në anën e atyre që ngrenë saraje me djersën e të tjerëve. Ajo që kuptova nga artikulli juaj ishte frika nga e vërteta. Kjo nuk është zhurmë siç pretendoni ju z. Andoni, por një e vërtetë që nuk ke nga t‘ia mbash, për të cilën ministria ku ju punoni duhet të prononcohet. Unë kam një përvojë të gjatë në arsim dhe jam e lidhur ngushtësisht me të. Kjo shpjegon edhe angazhimin tim me tekstet shkollore. Është dëshira për të dhënë më shumë një kontribut sesa të punoj për një përfitim personal. Megjithatë, nuk është herezi të kërkosh shpërblimin që të takon kur ke derdhur djersë. Për t‘ju bindur se argumenti juaj nuk qëndron, po ju jap dy shembuj: Vendosa të merrem me tekstet e gjuhës angleze sipas kritereve të vendosura nga MASH dhe me shpërblim fare simbolik që në vitin 2005. Madje, në këto kushte, bashkërisht me autoren tjetër hartuam edhe librin për mësuesin, me shpërblim fare simbolik. Kjo me të vetmin qëllim që t‘i vinim në ndihmë reformës, shkollës. Me përmbajtjen e tij kemi zgjidhur disa probleme të kualifikimit për mësuesit e gjuhës angleze. Madje, ai libër është pajisur edhe me çelësin e ushtrimeve për t‘u ardhur në ndihmë mësuesve pa arsim përkatës. E këtë nuk na e kërkoi kush! Sot ai libër për mësuesit blihet edhe nga nxënësit e shkollës, e ne nuk dimë se sa shtyp shtëpia botuese "Pegi"!!!
Njëkohësisht, nëpërmjet drejtorive arsimore, në fillim të këtij viti shkollor personalisht kam dërguar me e-mail, pra PA PARA, (versioni elektronik mund të përdoret edhe nga abuzuesit) dy udhëzues (rreth 40 faqe secili) për përdorimin e teksteve të reja, për t‘ua dhënë mësuesve që përdornin tekstet tona. E kjo punë kërkon kohë dhe mund; nuk na e kërkoi kush, por u nisëm nga dëshira për t‘u ardhur në ndihmë mësuesve!!! Në rastin tonë, argumenti juaj, lidhur me anomalitë si pasojë e mungesës së seriozitetit të Shtëpive Botuese, të cilat i kanë dërguar librat me vonesë, nuk qëndron, pasi tekstet tona (Off We Go 6 dhe 7) nuk kanë pasur tekst alternativ. Madje, shtëpia botuese "Pegi" i ka shitur ato pa u certifikuar, një fakt ky që është pohuar nga vetë presidentja e shtëpia botuese "Pegi", që njihet edhe nga BOMIT. Ju nuk keni shkruar në gazetën tuaj asgjë për këtë shkelje të rregullave që ka vendosur vetë MASH. Nuk besoj se ky fakt anashkalohet ose harrohet rastësisht nga ju!!! Ju përmendni "lepurin" që për fat të keq gjykoj se fle atje, diku në godinën ku punoni ju Z. Andoni e që e merrni në mbrojtje me shkrimin tuaj. Unë nuk kam frikë për tekstet e mia, pasi ato e kanë fituar tashmë të drejtën e qytetarisë, janë vlerësuar nga mësuesit dhe pedagogët. Ne kemi vjelë mendimin e specializuar dhe kemi pasur ndihmën e anglishtfolësve që gjenden në Shqipëri. Na kanë ndihmuar edhe falas për përgatitjen e kasetave për zhvillimin e aftësitë në dëgjim. Nuk e kisha menduar më parë, por pikërisht artikulli juaj më ngacmoi të mendoj se ndoshta tekstet tona, me fizionomi kombëtare, që marrin parasysh mentalitetin dhe kulturën shqiptare, që janë mirëpritur nga mësuesit, mund t‘jua vështirësojnë realizimin e projektit të MASH-it për të futur tekste të huaja. Po përfitoj nga rasti të shprehem lidhur me këtë çështje. Nëse është në të mirë të nxënësve tanë që të përdoren tekstet e huaja, do ta mirëprisja këtë, sa kohë kjo nismë do të ishte e mbështetur nga mësuesit, por JO nga imponimet që u bëhen atyre. Kam dijeni që është bërë një raport nga një grup specialistësh shqiptarë për futjen e teksteve të huaja në shkollë. Përse nuk bëhet publik ky raport me qëllim që të informohet publiku arsimor? Po ju sjell në vëmendje edhe një herë dy problemet që ngre unë, që në shkrimin tuaj humbasin si kripa në ujë: fshehjen e tirazhit nga shtëpia botuese "Pegi" dhe mospagimin e detyrimit tatimor ndaj Shtetit; pengesën, PA ASNJE ARSYE nga ana e BOMIT për t‘i certifikuar tekstet Off We Go 6, 7, 8.
Për ta mbyllur këtë replikë, më gëzon fakti që paskam shërbyer të thyej heshtjen tuaj që nuk paskeni shkruar për reformën për një kohë të gjatë dhe të informoj publikun se ç‘ndodh me altertekstin.