E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen pikët minimale për pranimet në fakultet

Me sa pikë fitohet shkolla e lartë? Ministria e Arsimit publikon limitet me anë të tabelës me pikë të maturës së vitit të kaluar. Nga të dhënat rezulton se tri degët e Mjekësisë janë më të vështirat për t‘u "kapur". Për këtë fakultet maturanti duhet të ketë përkatësisht Stomatologji, 5857 pikë, Farmaci, 7799 pikë dhe Mjekësi e Përgjithshme, 5721 pikë. Po në kuotën e 5 mijë pikëve është Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Shkencave Sociale. Për t‘u bërë jurist, një maturanti i duhet të fitojë 5137.1 pikë. Ndërsa për Shkenca Politike duhen minimumi 5192 pikë. Secili maturant mund të llogarisë pikët, duke iu referuar notave që ka marrë në shkollë të mesme, por edhe duke bërë një parashikim mbi rezultatin që mund të marrë në provimet me zgjedhje. Llogaritja e pikëve është njëlloj si vitin e kaluar, sipas formulës [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2]. Ku D1 është nota e letërsisë, D2- e matematikës, M-mesatarja e katër viteve, Ksh-koeficienti i shkollës, Z1-lënda e parë me zgjedhje, K1-koeficienti i lëndës me zgjedhje, Z2-lënda tjetër me zgjedhje dhe K2-koeficienti i saj. Duke bërë këto llogari, përcaktohet afërsisht mundësia për t‘u kualifikuar si student në shtator të këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›