Vendimi, "pushohen" 1.300 mesues
Sindikatat e pavarura te arsimit, pretendojne se kjo behet per qellime bindjesh politike
Plot 1.300 mesues rrezikojne te humbasin vendin e punes. Kjo per shkak se ata jane me kontrata te perkohshme. Sindikalistet jane te bindur se kjo kategori mesuesish, po e humbet vendin e punes vetem per shkak te bindjeve politike te drejtuesve te shkollave. Ndersa krejt ndryshe eshte shprehur ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj. Sipas tij, shkaku i marrjes se ketij vendimi ka qene pikerisht fakti se, ne shume shkolla, eshte evidentuar nje numer i larte nendrejtoresh dhe shume mesues ne shkolla me kapacitet te ulet nxenesish.
Largimi
Fakti qe keta mesues kane qene me kontrata te perkohshme, do te thote se atyre po u mbaron kontrata, e cila nuk do te rinovohet me. Pikerisht per keto arsye, i bie qe keta arsimtare te mbeten pa pune. Lidhur me kete ceshtje, sindikalistet e arsimit jane shprehur se largimet nga puna te 1300 punonjesve ne arsimin parauniversitar, po ndodhin per shkak te bindjeve politike te drejtoreve te shkollave. Nje deklarate e tille eshte kundershtuar me te madhe nga dikasteri i Arsimit, drejtuesit e te cilit jane shprehur se gjithcka eshte bere pas disa studimeve te hollesishme. Ne baze te ketyre te fundit, ne shume shkolla eshte evidentuar nje numer i larte nendrejtoresh dhe shume mesues ne shkolla me kapacitet te ulet nxenesish.
Vendimi
Vendimi per moslidhjen e kontratave me mesuesit ne fjale, per semestrin e dyte te ketij viti akademik eshte marre nga Keshilli i Ministrave. "Numri i punonjesve mesimore me kontrate te perkohshme per sistemin arsimor parauniversitar, per vitin shkollor 2009-2010, per muajin janar 2010, te jete 2011 veta dhe per periudhen 1 shkurt-30 qershor 2010, te jete 704 punonjes", cilesohet ne vendimin e para pak koheve. Efektet financiare ne shumen 290.5 milione leke, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, do te mbulohen nga fondet e miratuara per Ministrine e Arsimit dhe Shkences ne buxhetin e vitit 2010. Nderkohe qe Ministria e Arsimit e pyetur ne lidhje me kete vendim, ka sqaruar se kontratat me keta punonjes jane perfunduar ne muajin dhjetor, por nuk kane dhene sqarime te tjera perse nuk jane rilidhur serish. Ndersa ditet e fundit ministri pafaj ka sqaruar se numri i nxenesve per klase nuk mbushte normen, ndaj jane bere seleksionime. Moslidhja e kontratave, duke shtuar ne kete menyre me me shume se 1 mije persona numrin e te papuneve ne vend.