E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau se i ngacmonte te motren, burg 19-vjecarit

Tirane- Vrau nje 22-vjecar se i ngacmonte te motren, Gjykata e Tiranes ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per Bukurosh Mucekun. Para gjykates 19-vjecari nuk ka pranuar te flase, ndersa mbrojtesi i tij ka kerkuar nje mase sigurie me te bute. Prokurori i ka parashtruar gjykates te gjitha provat qe kishte ndaj te pandehurit, ku nje prej tyre ishte edhe vete deklarata e te riut per pranimin e autoresise se krimit, te ndodhur kater dite me pare ne Kamez. Per kete arsye akuza i kerkoi gjykates, caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", mase kjo e caktuar me pas edhe nga gjyqtarja e gatshme. Sipas pretendimeve te akuzes, ngjarja per te cilen akuzohet i riu ka ndodhur perballe kompleksit sportiv "Dajti", ne Kamez, ku dyshohet se pas nje grindje te castit per motive te dobeta, ka goditur me arme te ftohte, thike, 24-vjecarin Robert Dishmema, lindur ne Bulqize dhe banues ne Kamez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›