I jep fund jetes duke u vetedjegur me benzine, 65-vjecari
Tirane-Nje i moshuar ka vendosur t'i jape fund jetes, duke u vetedjegur me benzine brenda ne banesen e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth ores 18:30, prane ish-shkolles komunale qe ndodhet ne afersi te profarmes. Esat Tafa 65 vjec, i martuar me dy vajza, mesohet se ka qene i vetem ne shtepi kur ka marre vendimin fatal. Pasi ka lyer trupin me benzine, ai i ka vene flaken. Zjarri ka pershkuar edhe banesen, dhe vetem pasi flaket jane vene re nga komshinjte eshte lajmeruar policia dhe zjarrfikeset. Forca te shumta policie dhe zjarrfikesish kane rrethuar vendin e ngjarjes. Por mberritja e tyre ka qene e pashprese per jeten e 65-vjecarit, i cili per shkak te djegieve te medha ne trup, kishte nderruar jete. Nuk dihet shkaku i vertete i vendimit te te moshuarit, por mesohet se ai vuante nga diabeti. Policia po heton per zbardhjen e ngjarjes.