E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen tre shkollat me te mira ne vend

Ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj mori pjese ne ceremonine e dhenies se cmimit "Shkolla Inovatore e vitit 2010", ne perfundim te projektit "Shkolla e se Ardhmes". I organizuar nga British Council Albania ne bashkepunim me Microsoft Partners in Learning, projekti konsistonte ne shpalljen e shkollave me te mira ne vend. Ne prani te ministrit te Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, ambasadores se Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, Fiona McIlwham, Drejtorit te Microsoft Partners in Learning per Evropen, Teo Milev dhe drejtores se British Council, Clare Sears u prezantuan projekt e 10 shkollave pjesemarrese ne konkurs dhe u ndane cmime per shkollat me te mira. Cmimi i pare i shkoi shkolles "Ismail Qemali" Tirane, cmimi i dyte shkolles "Sami Frasheri" Tirane dhe cmimi i trete shkolles "Raqi Qirinxhi", Korce. Gjate pershendetjes se tij ministri Tafaj theksoi se arritja e standardeve evropiane ne arsim eshte nje shtyse konkrete per qeverine shqiptare, qe ne fushen e teknologjise se informacionit dhe te ndikimit te saj ne procesin e te mesuarit dhe te nxenit, te na coje drejt objektivave te reja. Projekti "Future School" i iniciuar ne nentor 2009 u organizua ne formen e nje konkurrimi mes shkollave te mesme me te mira ne Shqiperi, ku permes nje sere aktivitetesh si "workshop"-e, trajnime e takime, shkollat kane perpunuar dhe paraqitur nje propozim te tyre se si nepermjet perdorimit te teknologjise dhe te menduarit krijues mund te arrihen rezultate me te mira ne mesimdhenie dhe te arrihet niveli evropian i shkollimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›