Vendoset sigurimi i detyrueshëm, "çmimi" për jetën, 2 milionë lekë
Kompanitë e sigurimeve do të marrin përsipër të shlyejnë të gjithë detyrimin, në rast aksidentesh që sjellin pasoja për jetë njerëzish. Por, nga ana tjetër, sigurimi i individëve do të jetë i detyrueshëm me ligj, sikundër ndodh me mjetet e transportit, të cilat paguajnë kontrata TPL me shoqëritë e sigurimit. Vlera e dëmshpërblimit shkon deri në 20 milionë lekë për rastet ekstreme, ndërsa në projektligj janë përcaktuar qartë mënyrat e funksionimit të rregullave të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit. Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përfshin pasagjerët nga aksidentet në transportin publik dhe sigurimin e përgjegjësisë së pronarit, ose të përdoruesit të mjetit motorik, që më poshtë do të referohet si sigurimi i pronarit për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti. Në projektligj janë përcaktuar edhe raste të tjera të transportit ajror e detar. Nga ky ligj përjashtohen mjetet motorike të Forcave të Armatosura, ku do të funksionojnë në ligj më vete.
Kështu, pronari i çdo mjeti transporti është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi, si dhe të sigurojë rinovimin e saj për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në qarkullim, madje kjo kushtëzohet edhe si dhënie licence. Sigurimi i përgjegjësisë së pronarit të mjetit të transportit për dëme, shkaktuar palëve të treta, mbulon edhe dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjetit prej personave të tjerë, kur këta e përdorin mjetin me miratimin e pronarit. Këto masa vlejnë edhe për drejtuesit e avionit. Nga ana tjetër, siguruesi nuk mund ta refuzojë kërkesën për të lidhur kontratën e sigurimit, kur aplikuesi pranon kushtet, sipas të cilave siguruesi e zbaton këtë sigurim. Detyrimi i një shoqërie sigurimi në kontratën e sigurimit, e parashikuar në pikën 1 të nenit 17 të këtij ligji, përfaqësohet nga shuma e siguruar, e vlefshme në ditën e ngjarjes së sigurimit, kur nuk është rënë dakord për një shumë më të madhe në kontratën e sigurimit. Minimumi i shumës së siguruar për çdo pasagjer të mbuluar nga kontrata e sigurimit, sipas nenit 17 të këtij ligji është: në rast vdekjeje 2 milionë lekë dhe në rast të paaftësisë së përhershme 4 milionë lekë. Pasagjeri i përfshirë në një aksident, ose përfituesi, në rastin kur pasagjeri vdes, ka të drejtë, sipas kushteve të kontratës së sigurimit, të kërkojë që shoqëria e sigurimit, me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit, të paguajë detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë drejtpërdrejt tek ai. Sa i takon sigurimit ndaj palëve të treta, ligji sqaron me detaje rastet e "sigurimit, i detyrueshëm i përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti". Vlerat e dëmshpërblimit për këto raste shkojnë nga 1 milion, deri në 150 milionë lekë.