Veprimet për tokat e dhëna në përdorim
12/02/2009 Ligji për pronën
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, përmes të cilit sanksionohet mënyra e veprimit për tokat e dhëna në përdorim, me qira ose në ndonjë formë tjetër shoqërive tregtare, ku shteti zotëron pjesë të kapitalit ose aksione për zhvillimin e veprimtarisë së tyre. “Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, nga sipërfaqja e tokës së dhënë ka të drejtë t’ia shesë shoqërisë me çmim tregu, sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të qeverisë, ndërsa sipërfaqja tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar. Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij. Kur toka ka qenë dhe është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e kompensimit”, - thuhet në projektligj. Sipas draftit, nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës brenda afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, toka i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar, kur ka të tillë, dhe marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe subjektit rregullohen sipas legjislacionit civil shqiptar. Po ashtu sanksionohet se “të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave”.