E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gargano mbetet në Napoli

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 16:01

Mesfushori i Napoli,t Walter Gargano pritet të mbetet në klub gjatë kësaj vere, ka njoftuar menaxheri i tij, Vincenzo D’Ippolito.

Reprezentuesi uruguaian spekulohej me largim nga Napoli pas ardhjes së Gokhan Inlerit nga Udinese. Mirëpo, D’Ippolito pret që Gargano të mbetet në Stadio San Paolo.

“Gargano ka dëshirë të madhe të vazhdojë karrierën e tij në Napoli. Së bashku me Inlerin, Walter do të formojë mesfushë të shkëlqyeshme për Napolin”, tha D’Ippolito për Radio Kiss Kiss.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›