Vrasja, pranga pronarit të armës
BULQIZE – Policia e Bulqizës arrestoi dje personin me armën e të cilit u qëllua të shtunën për vdekje gjatë një grindjeje, Fadil Doda.
Sipas burimeve policore, Bledar Hushi është pronari i pistoletës pa leje, me të cilën Halil Gjika qëlloi në tentativë për të vrarë vëllezërit Tançi. Por, nga pakujdesia plumbi devijoi, duke marrë në zemër 53-vjeçarin Doda. Menjëherë pas ngjarjes, policia ndaloi tre persona, mes të cilëve Esat Tançin, Albert Petin e Hidajet Hoxhën, me akuzën e plagosjes së lehtë në bashkëpunim të Adem Gjikës gjatë konfrontimit fizik që ata kanë pasur paraditen e së shtunës. Si autorin e plagosjes me pasojë vdekjen e Dodës është akuzuar Halil Gjika, aktualisht në kërkim prej policisë. Nga hetimi ka rezultuar se arma ishte në pronësi të Bledar Hushit, i cili dje u arrestua me akuzën e armëmbajtjes pa leje. e.d