E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH-i, aksion për debitorët

VLORE - Policia elektrike në Vlorë ka ndërmarrë dje, që në orët e para të mëngjesit, një aksion për gjobitjen e debitorëve, si dhe të lidhjeve të paligjshme. 

Gjatë këtij aksioni janë gjetur një sërë lidhjesh dyfishe. Të zotëve të banesave ku janë zbuluar këto lidhje, u janë vënë gjoba. Ndërsa katër prej tyre janë çuar në prokurori për ndjekje penale. Në këtë aksion ishte i pranishëm dhe drejtuesi i KESH-it, Ilirian Shkëmbi, si dhe specialistë të tjerë të korporatës. Në aksionin e djeshëm janë prerë edhe dritat e debitorëve, si bizneseve ashtu dhe familjarëve, të cilët vijojnë të mos e paguajnë energjinë që konsumojnë. Aksioni është kryer në disa zona të Vlorës, por ekspertët e KESH-it nuk përjashtojnë mundësinë që në ditët në vijim do të futen edhe në zonën bregdetare. Aktualisht në Vlorë numri i debitorëve familjarë është shumë më i lartë se i bizneseve. Dje u kryen rreth 112 prerje si dhe 8 linja të dyfishta. Gjithashtu u vendosën edhe 70 mijë lekë gjoba.      q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›