Humori 40-vjeçar i Veli Radës
• “40 vjet humor” është aktiviteti që do të organizohet sot për Veli Radën, aktorin dhe komentatorin e njohur sportiv.
Në Akademinë e Arteve, ky aktivitet që realizohet me rastin e 65-vjetorit të tij, do të bashkojë në dy orë spektakël, njerëz të njohur të këngës dhe skenës. Këngëtarë si: Myfarete Laze, Kastriot Tusha, Irma Libohova, Eranda Libohova, Evis Mula, Samanta Karavello etj., si edhe futbollistë të shquar, trajnerë, komentatorë e gazetarë sportivë apo edhe aktorët e estradës Fadil Hasa, Behar Mera, Skënder Sallaku, Marjana Kondi, Vasillaq Vangjeli, Arben Spahia, Julia Iliriani, Rita Lati do të jenë pjesë e këtij spektakli që zgjat rreth dy orë, duke filluar në 19:00, tek salla e madhe e Akademisë. Ky aktivitet organizohet nën kujdesin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”.