Delegacioni shqiptar sherr në OSBE

26/02/2005 Arta Dade dhe Sali Berisha kanë replikuar ashpr para asamblesë së Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim
PD-PD deklarata kontratiktore për ndërprerjen e fjalës së përfaqësuesve shqiptar
Delegacioni i parlamentarëve shqiptar është përfshirë nga debatet dhe sharjet gjatë punimeve të asamblesë së OSBE-së. Gjatë kohës kur kryetarja e delegacionit shqiptar, Arta Dade po mbante fjalën para përfaqësuesve të 55 vendeve, kryetari i PD-së Sali Berisha, është ngritut duke e kudnërshtuar ashpër. Madje Arta Dade tha për Metropol se Berisha ka përdorur dhe tone tepër ofenduese, që janë të papranueshme për një mbledhje të tillë. Sipas një njoftimi për shtyp të Partisë Demokratike shkak për përplasjen me Berishën ka qenë fakti se Dade po kërkonte përfundimin e mandatit të OSBE-së në Shqipëri, duke përmendur situatën e vitit 1996-1997.
PD
Në një njoftim për shtyp të Partisë Demokratike Presidenti i Asamblesë së OSBE-së Alcee Hastings i ka ndërprerë fjalën Arta Dades. Sipas PD-së deputetja e PS-së, Arta Dade, pasi ka marrë fjalën i ka kërkuar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të diskutohej për ngjarjet e vitit '96-'97. Sipas të njëjtit njoftim, kërkesa e Dades nuk ka pasur lidhje me temën që po diskutohej në këtë asamble. "Sikundër kërkoi me nëntekst të përfundonte misioni i OSBE-së në Shqipëri. Kryetari i Asamblesë parlamentare i ndërpreu fjalën Arta Dades", thuhet në njoftimin zyrtar të PD-së. Pas Dades e ka marrë fjalën kryetari i PD-së. Berisha, i cili. duke iu referuar kërkesës së Dades, ka thënë se, "kësaj zonje të parlamentit shqiptar i rikujtoj thënien e Çurçillit, i cili duke iu përgjigjur një parlamentareje i tha se "nesër unë do të jem përsëri kryeministër, kurse ti do të mbetesh përsëri ashtu siç ke qenë", thuhet në njoftimin e ardhur nga zyra e shtypit e PD-së. Berisha në asamblenë e OSBE-së ka diskutuar dhe mbi lirinë e mediave, ku rasti i dënimit të Lesit, është cilësuar në vazhdën e persekutimit që po i bëhet medias në Shqipëri. "Gjyqe sekrete dhe speciale janë zhvilluar ndaj gazetarëve të tjerë, ndaj dhe ndërhyrja urgjente e përfaqësuesit të lartë të OSBE-së për mediat është e domosdoshme", tha Berisha
PS
Në kundërshtim me këtë deklaratë të PD-së, Arta Dade tha për "Metropol", se fjala i është ndërprerë Berishës në komisionin për të drejtat e njeriut. Ndërsa ajo mohoi faktin se presidenti i asamblesë i ka ndërprerë asaj fjalën. Unë jam kryetarja e delegacionit, kështu që nuk mund të më ndërpritet fjalë", tha Dade. Madje ajo ka thënë se përgjigja e Berishës nuk është vetëm ajo që është thënë në deklaratën për shtyp të PD-së por është dhe më shumë banale. Megjithatë duke e parë nga ana politike, Dade tha se një lloj i tillë reagimi është në favor të socialistëve, pasi Berisha para 55 vendeve ka treguar realitetin e tij, duke përdorur të njëjtën gjuhë që përdor dhe në parlamentin shqiptar. Dade ka pohuar se në asamblenë e OSBE-së është shprehur se Shqipëria nuk është më në situatën e vitit 1996-97, ku vendi ishte në krizën e firmave piramidale.