Verë e nxehtë në Londër
Nëse zgjidhni të vizitoni Londrën gjatë qershorit mos mungoni në disa prej festivaleve që zhvillohen gjatë këtij muaji dhe çka është më e rëndësishmja, hyrja është pa pagesë. Gjatë qershorit, Karnavalet e Kubës sjellin shijen latine në "South Bank" në një stil drithërues. Muzikë live, kërcime, të ftuar specialë, seminare e të tjera do të shpërthejnë në "South Bank" në një event familjar tepër argëtues dhe pa pagesë. Karnavalet e Kubës zhvillohen nga data 28 deri më 29 qershor 2008."London City Festival" është një tjetër festival që nis të premten më 20 qershor deri të premten më 15 gusht 2008. Muzikë dhe kulturë në një ambient historik, "London City Festival" prezanton një seri performancash të luajtura gjatë gjithë kohës. Kryesoret përfshijnë performancë nga orkestra e Katedrales St. Paul, si dhe nga Orkestra Simfonike e Londrës. Nëse udhëtimi juaj është planifikuar për fillimin e qershorit kapni ngjarjen tjetër të madhe në "City Showcase Music Festival", që do të mbahet në "Carnaby Street", "Kingley Court" dhe në zonat aty pranë. Ky festival zhvillohet nga data 2 qershor deri me datën 6 qershor 2008. Kjo është një mundësi e përkryer për të përzier muzikën me pazarin meqenëse zona është plot me dyqane tepër tërheqëse.Një nga ngjarjet më interesante gjatë këtij muaji është "West End Live", ku fëmijë dhe të rritur mund të shijojnë falas shfaqje nga teatri "West End" i Londrës. Shfaqjet përfshijnë një varg performancash hit si nga shfaqjet muzikore ashtu edhe nga produksionet teatrore si "Çikago", "Mamma mia", "Mbreti Luan", "Djem dhe kukulla", sa për të përmendur disa. "West End Live" do të performojnë nga data 21 qershor deri me datë 22 qershor 2008.
Gjatë këtij muaji në datat 19-21 qershor keni mundësi që gjithashtu të merrni pjesë në evenimentin kryesor të kulinarisë "Shija e Londrës", apo "Taste of London". Përveç shijimit të ushqimeve shumë të veçanta, në këtë eveniment, ju do të mund të takoheni me shefat më të njohur të kuzhinave angleze.
Nëse koha e preferuar për të vizituar Londrën është korriku, atëherë mund të ndiqni festivalin e kërcimit "Big Dance London Festival" apo festivalin "Rise Festival".Çlirohu dhe shijoje kërcimin në "Big Dance London Festival", një seri ngjarjesh në fushën e kërcimit që do të zgjasë gjatë gjithë javës, si dhe aktivitete për të gjitha moshat. Kryesoret përfshijnë seminare kërcimi falas, një sërë performancash të drejtpërdrejta dhe një përpjekje për rekord botëror e një koreografie kërcimi masiv në sheshin "Trafalagar". Ky festival zhvillohet mes datave 5-13 korrik 2008.Festivali "Rise Festival" është një nga festivalet pa pagesë më të mëdha me muzikë live, që përmban një varg aktesh të ndryshme përgjatë skenave në ambient të hapur. Pjesët më interesante të luajtura gjatë vitit 2006 përfshinin "Graham Coxon", "Buzzcocks", "The Wailers", "Sway", "Killa Kela" dhe "Roy Ayers", ku nuk do të mungojnë edhe një përzgjedhje mundësish argëtimi për të gjithë familjen. "Rise Festival" do të mbahet në Finsbury Park, më 13 korrik 2008. Nëse muaji kur do të udhëtoni është gushti, atëherë para së gjithash planifikojeni udhëtimin gjatë periudhës së Karnavaleve të Notting Hill-it më 24-25 gusht 2008. Notting Hill në West London mund të duket yje larg nga Karaibet, por gjatë fundjavës së fundit të gushtit rrugët e saj shpërthejnë nga zhurma dhe ngjyrat e karnavaleve me turma që i kalojnë të 1 milion personat. I dyti pas Rios në qëllimin e vet, Notting Hill Carnival është rritur që nga viti 1964 nga një festim i vogël për t‘u shndërruar në Karnavalet më të mëdha të rrugës në Evropë. Përgjatë rrugës prej 5 km kërcimtaret me veshjet e tyre flakëruese kërcejnë për te muzika e bandave me vegla çeliku tipike të Karaibeve, apo për te bandat e muzikës reggae apo shumë pikave të tjera që lëshojnë muzikë përgjatë rrugës, të cilat luajnë një mix muzike jazz, soul, hip hop, funk apo ritme tamburesh. Karnavalet janë të organizuara në katër disiplina: maskaradë kostumesh, banda me veglat e çelikta, calypso dhe SOCA (tinguj të Karaibeve dhe Afrikës). Viteve të fundit, karnavalet kanë shkuar përtej vetëm traditave karaibike, duke përfshirë edhe veçori nga vendet latine apo edhe atyre në zhvillim. E diela zyrtare pushim rezervohet tradicionalisht si Dita e Fëmijëve duke e vendosur theksin te familja dhe pjesëmarrësit e rinj të festivalit. Banda dhe artistët që luajnë në këtë ditë janë të gjithë nën 21 vjeç dhe ambientet rreth festivalit janë të rezervuara vetëm për aktivitete të gjeneratave më të reja. Një tjetër organizim gjatë gushtit është festivali i sheshit "Trafalgar" ku performues live do të ngjiten në skenat e këtij sheshi gjatë festivalit trejavor me një shumëllojshmëri shfaqjesh nga e gjithë bota. Festivali i sheshit "Trafalgar" përfshin performanca nga arti, kërcimi, muzika, akrobacia e shumë të tjera. Ky festival zhvillohet nga 1-31 gusht 2008, çdo javë në kohë të rregullta nga e enjtja deri të dielën. Sheshi "Trafalgar" i rezervuar vetëm për këmbësorët është një vend shumë i këndshëm gjatë verës, një vend takimesh kaq i natyrshëm në zemër të kryeqytetit dhe është fantastike ta shohësh të përdoret në mënyra kaq inovative.Përveç festivaleve dhe pikave të ndryshme historike për t‘u vizituar siç janë Big Ben, Kulla e Londrës, Pallati Buckingham apo muzeume të ndryshme, Londra ofron po ashtu qetësinë e parqeve të ndryshme si "Hyde Park", "Green Park", "Regent‘s Park" apo "Primrose Hill Park". Shijoni banja dielli në park dhe ndieni se jeni tepër larg jetës së ngarkuar të Londrës.Me kaq shumë ngjarje pa pagesë që do të zhvillohen gjatë kësaj vere në Londër, një vizitë në këtë qytet është e detyrueshme për të gjitha moshat.