Si mund të tretet një amanet
Sikur për një moment të imagjinohej Shqipëria aktuale si e shëndetshme kulturalisht, patjetër ajo që ndodhi dje në një nga sallat e Muzeut Kombëtar do të konsiderohej ndodhi, ngjarje (jo vetëm për kulturën), e nuk do mbetej në suazat e një promovimi të thjeshtë libri. Është fjala për një botim që servir të "qepur" personalitetin e famshëm të Mid‘hat Frashërit, alias Lumos Skëndo; një vepër e përgatitur nga studiuesi Uran Butka dhe botuar nga shtëpia botuese "Plejad", presidenti i së cilës, Ndriçim Kulla, i ka fort për zemër të ashtuquajturit korifenj të mendimit e nacionalizmit shqiptar, të cilët i përkasin gjysmës së parë të shekullit 20-të. Të konsideruar si pasardhës së rilindësve, ose ndryshe ndër ata të cilët formuan Rilindjen e Dytë Shqiptare (Elita e mendimit shqiptar të viteve ‘30-të), janë rikthyer pas ‘90-ës si formë e interesimit dhe grishjes për emrin dhe veprën e tyre, të sakatuara ose varrosura fare prej regjimit komunist. Një prej tyre është edhe Mid‘hat Frashëri, i biri i Abdylit të madh të Lidhjes së Prizrenit, që pati fatin e formimit që në vogëli ta ketë mbi krye treshen simbol të Rilindjes Kombëtare: Abdylin (babain), e ungjit Naim e Sami. Studiuesi Uran Butka shkruan për këtë aspekt të periudhës së miturisë së Mid‘hatit: Abdyl Frashëri do vdiste shpejt, por shpirtin, shpresën dhe mesazhin gjenetik i kishte lënë tek i biri. Mid‘hati u rrit në mjedisin shqiptar të vëllezërve Frashëri në Stamboll, ku mësues i parë dhe udhërrëfyes u bë Abdyli, inspirues poetik e shpirtëror Naimi dhe edukator i gjithanshëm e i rreptë Samiu.
Butka ka bërë një jetëshkrim të Mid‘hatit në hyrje të librit voluminoz "Elita Shqiptare" (Një studim mbi veprimtarinë kryesore të Mid‘hat Frashërit (Lumo Skëndo) dhe pjesë të zgjedhura nga veprat e tij), ku ndalet në të gjitha aspektet veç e veç, pa e lënë të përgjithësuar dhe në nivelin e një biografie standarde e të cekët. Kjo, si duket, ngase vetë figura, jeta dhe veprimtaria e Mid‘hat Frashërit, është një lloj ylberi, ku ndodhen dhe ngjyrat e nuancat e hirta të veprimtarisë politike e përkitazi me to, rrezatimet e krijimtarisë së mirëfilltë letrare, ku dhe brenda tyre lëvrohen disa gjini. Ndaj Butka shkruan se "Lumo Skëndo është i pari autor shqiptar që lëvron me sukses zhanrin e mbresave të udhëtimit. Përshtypjet e tij të udhëtimit janë perla në literaturën shqiptare dhe më gjerë. Ai fikson në to frymën e kohës, ngjarjet, njerëzit. Informacioni i gjerë gjeopolitik, historik, etnografik dhe kulturor, i ndërthurur me përshkrime lirike e dramatike, sipas situatave dhe i ngarkuar natyrshëm me meditime filozofike, shoqërore, politike dhe kulturore, por dhe shkruar me emocione e ngjyrim letrar, u japin këtyre mbresave të udhëtimeve vlera dhe interes të pazakontë".
Sa i përket gjinisë së mbresave nga udhëtimet, Butka vlerëson ditarin madhor, siç e quan ai, të Mid‘hat Frashërit në shqip e frëngjisht, të cilin e konsideron me vlera të veçanta për historinë dhe kulturën kombëtare. Gjithashtu, sipas Butkës, Mid‘hat Frashëri është nga të parët autorë shqiptarë që botoi hulumtimet dhe trajtesat historike për Lidhjen e Prizrenit, duke shkruar se "ai kishte një shtytje të brendshme për ta ndriçuar hap pas hapi dhe mesa mundte këtë ngjarje madhore e historike të Shqipërisë dhe si një detyrim ndaj të atit". Pasqyra e lëndës, e ndodhur në fillim të veprës, të jep për të kuptuar pa ndonjë mund, se në ç‘skaje lëvrinte shpirti dhe mendja e Mid‘hat Frashërit. Aty, çështja kombëtare dominonte. Në këtë kuadër, vijnë qasjet e ndryshme për zhvillimet historike, sociale e kulturore të kohës, si dhe ato me karakter rajonal e ndërkombëtar, ku pikënisje e pikëmbërritje patjetër kombi do të ishte, Shqipëria. Butka shkruan për një episod nga jeta e tij, nga më të trishtueshmit, në periudhën kur emigroi së bashku me atdhetarë e intelektualë të tjerë sapo pushteti ra në dorë të komunistëve: Pas 7 ditësh të largimit nga Shqipëria, më 28 nëntor 1944, refugjatët shqiptarë kremtuan në kamp Ditën e Flamurit. "Në kampin e Grumos, 1944, festojmë Ditën e Flamurit. Kampi, i rrethuem nga të tria anët me tela, kishte një mur nga ana e lindjes, vendi ishte i tillë, që duhej t‘i kthenin shpinën murit për me ndigjue lutjen dhe fjalët e Ditës së Flamurit. Mirëpo, menjëherë, shohim Mid‘hat Frashërin të sillet rrotull si ai besimtari që përpara lutjes kërkon të gjejë drejtimin e Jerusalemit ose të Mekës dhe u lutet të gjithëve të kthehen me faqe nga muri, nga Lindja, sepse, këndej, - thotë ai, - është Shqipëria! Vend i adhuruem, vendi i shenjtë për Mid‘hat Frashërin ishte Shqipëria, drejt kësaj ai u lut", kujtonte kështu H. Mëniku.
Përpos gjithë materialit letrar, politik e studimor që përmban vepra, ku pjesa më e madhe botohet e publikohet për herë të parë, interesant është edhe testamenti i Mid‘hat Frashërit lënë si parapërgatitje për vdekjen e tij. Është unikal, jo thjesht nga ato që ka shkruar, por dhe nga fakti se pothuajse asnjë pikë e atij testamenti, (që në psikologjinë popullore ka vlerën e amanetit që nuk e tret as dheu), nuk është zbatuar, me gjithë shpresën e të ndjerit që porositë e atij testamenti do të zbatoheshin pa mëdyshje, siç shkruan: "Ushqenj besimin e plotë se kjo dëshira ime do të zbatohet besnikërisht prej pasonjësve të mi në gjithë shekujt".
Në testament, porosia bazë është themelimi i Institutit Albanologjik, ku dhe varrin lë amanet ta ketë aty afër. Në fakt, sot nuk ka as institut e as varr (varri i tij ndodhet në Nju Jork, ku dhe vdiq, sipas ekspertizës, nga një infarkt miokardi, më 3 tetor 1949), ndërsa biblioteka e tij me 40 mijë ekzemplarë ndodhet në katakombet e Bibliotekës Kombëtare.
Në vitet e regjimit komunist, figura e Mid‘hat Frashërit, iu nënshtrua një shtrembërimi dhe degradimi, ku, i trajtuar si kreu i Ballit Kombëtar, së bashku me forcën e tij politike, iu "shit" opinionit jo thjesht si armik, por dhe si një figurë komike (kujtojmë vargjet e Sh. Musarajit tek Epopeja e Ballit Kombëtar). Vetëm pas viteve ‘90, pak e nga pak do zbardhej figura e Mid‘hat Frashërit (ku shumë pak e dinin se quhej ndryshe dhe si Lumo Skëndo), së bashku me rehabilitimin e Ballit, nga një bandë pulëngrënësish të lidhur me pushtuesin, siç i kishte "ambalazhuar" cinikisht dhe poshtërsisht historiografia shqiptare e yshtur nga regjimi i kohës. Vepra e promovuar dje me krijimtarinë dhe veprimtarinë e Lumo Skëndos, përgatitur nga studiuesi Uran Butka, pothuajse është një zbulim i madh i Mid‘hat Frashërit dhe një denoncim i radhës i një krimi komunist.
Testamenti
Unë, Mid‘hat Frashëri, në shëndet trupor të plotë, po bënj këtë testament, duke ushqyer shpresën se pas vdekjes sime do të ekzekutohet pikërisht vullneti që dëftenj këtu:
Ǒkam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobila, karta, plaçka etj., i lë për krijimin e një "INSTITUTI ALBANOLOGJIE", që të jetë qendër e studimevet shqiptare, të mbrojë, të zhvillojë, të qendërsojë dhe të udhëheqë studimet që përkasin Shqipërinë dhe shqiptarëvet.
Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputet gjë; të gjitha librat të rrinë tok.
Gjithë sa më kanë mbetur nga im atë dhe nga ungjërit dhe që sot formojnë muzenë time familjare, dëshëronj që të ruhen prapë në formë të një muzeje të vogël brenda në INSTITUT.
Në palca të holla në shtëpi, në ndonjë bankë, ose hua për të mbledhur, duke u bashkuar me shumën që do të mirret nga shitja e Librarisë, dua që të përdoren të gjitha së bashku:
për të bërë shpenzimet e para të një godine (shtëpie), e cila të shërbejë si INSTITUT ALBANOLOGJIE, një godinë e mjaftë për të nxënë bibliotekën dhe për zyrat. Dëshira ime është që kjo shtëpi të jetë mjaft e gjerë sa për të pasur një ose dy oda ku të mundin të bujtin dhe të rrinë mysafirë studimtarët albanologë të huaj, që vijnë së jashtmi. Do të donja edhe që INSTITUTI të mund të goditet në një mënyrë që të jetë larg çdo godine tjatër dhe të mos ketë rrezik zjarri.
në qoftë se, në vdekjen time, kam mundur të goditet vetë ndonjë shtëpi, INSTITUTI do të instalohet atje. Atëherë të hollat e produktuara, si them më sipër, do të vihen në një bankë të sigurtë, dhe interesi i tyre do të përdoret për qëllimin e institutit, sidomos për të shtypur libra ose për të inkurajuar botimin e tyre.
Librarija ime dëshëronj që të shitet ashtu siç është, e tërë bashkë, jo copa-copa dhe, në qoftë e mundur, të mbanjë emërin që i kam dhënë unë.
Libravet të INTITUTIT t‘u vihet vula ime "Biblioteka Lumo Skëndo 1879" dhe t‘u ngjitet Ex-libris. Vula do të gjendet në tryezën time, në shtëpi, e gatijtë, kurse ex-libris është vetëm një skicë bërë prej Eshref Frashërit.
INSTITUTI do të jetë nën këqyrjen e një komisioni, bërë prej:
Drejtorit të Bibliotekës dhe Muzesë së Shtetit, Tiranë (Bibliotekë dhe Muze Kombëtare);
Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Një funksionari të Ministrisë së Arsimit;
ç) Kryetarëve të Shoqërisë së Mjekëvet dhe Avokatëvet, kur të krijohen kësi farë shoqërish.
Kryetarit të Diktimiot Civil
Drejtorit të Institutit Arsimor Shqiptar më të lartë të Tiranës.
Për të zbatuar testamentin tim dhe për të ngriturit e INSTITUTIT lë si të ngarkuar prej meje këta zotërinjë: Njazi Tirana, Sotir Kolea, Dhimitër Berati, Med‘hi Frashëri dhe Et‘hem Frashëri. Zotit Njazi Tirana i jap barrën që të kujdeset edhe si një notablë i kryeqytetit.
....
11. Ushqenj besimin e plotë se kjo dëshira ime do të zbatohet benikërisht prej pasonjësve të mi në gjithë shekujt që do të vijnë dhe lutja ime drejtuar Fuqisë së Madhe që tani s‘e kuptojmë dot, do të jetë të kenë gjithë shqiptarët idealin e përparimit dhe të naltësimit të Kombit, që shqiptarizma të bëhet një dëshirë dhe një konviktim i thellë dhe që çdokush të kupëtojë se e mira e Kombit është e mira jonë private, se nderi dhe lavdi i shqiptarëvet të gjithë është dhe nderi dhe lavdi unë personal.
12. Nuk di ku të vendoset INSTITUTI; po, në qoftë se goditet pakëz jashtë qytetit, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjër, duke hyrë nga porta e rrugës; mbi këtë varr dua një copë gur të madh dhe një qiparis. Më duket sikur do jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr dhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij.
Me këto dëshira dhe shpresa po e nënshkruaj me dorën time këtë testament.
Tiranë, 29 prill 1929
Mid‘hat Frashëri
Lumo Skëndo