Dy izraelite në Galerinë e Arteve
Nadav Bloch dhe Nechama Levendel janë dy artiste izraelite që të premten më 6 qershor do të hapin ekspozitën e tyre të parë në Shqipëri. Ekspozita e dy autoreve të njohura të artit izraelit quhet "Following Shabetai Zvi".
Nadav Bloch dhe Nechama Levendel ekspozojnë për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe publiku shqiptar ka mundësinë e një premiere të artit izraelit të krijuar në ditët tona. Subjekti i ekspozitës "Following Shabetai Zvi" lidhet ngushtë me frymëzimin për të bërë art, duke përuruar në të ndjesinë dhe frymën e lënë nga profeti hebre Shabetai Zvi, në periudhën e fundit të jetës së tij, kaluar në tokën shqiptare në Ulqin, ku u dënua dhe u syrgjynos prej autoriteteve turke, në mesin e gjysmës së dytë të shekullit XVII.
Nadav Bloch do të ekspozojë 20 punime në teknikën pigment, mbi
materialin thes i kafesë, të ricikluar në Ulqin. Nechama Levendel do të ekspozojë 23 punime pigment mbi objekte libra të vjetër, të gjetura në shtëpitë e banorëve të Ulqinit. Të dyja artistet janë të njohura në vendin e tyre dhe kanë ekspozuar në Izrael dhe në disa vende të tjera të botës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 6 -16 qershor 2008.