Ferguson mendon për Kupën FA

29/01/2005
Fituesi në fuqi i këtij kompeticioni është Mançester Junajtid dhe tashmë në prag të takimit kundër Midëllsboros gjithçka duket gati për revanshin. Pas skualifikimit nga gjysmëfinalja e Kupës Karling, skuadra e Sir Aleks Ferguson, kërkon shpëtimin me çdo kusht te një kompeticion tjetër prestigjoz që zhvillohet në Angli. Kështu, djajtë e kuq do të presin në “Old Traford” skuadrën e Midëllsboros në raundin e katërt të Kupës FA, ku sigurisht pritshmëritë e mëdha për fitore nuk mungojnë. “Rezultati i arritur në takimin kundër Çelsit u mbyll me kaq dhe ne ndihemi shumë të zhgënjyer, ka komentuar Ferguson. Një ndeshje e tillë na shpëtoi kur e kishim në duart tona. Nisur nga aspekti teknik dhe mënyra se si kemi luajtur mendoj se në atë sfidë ka patur vetëm një fitues. Të paktën kjo ka qenë pikëpamja ime. Pra, ne u shkatërruam vetëm nga një goditje dënimi e shqelmuar prej 45 metrash distancë. Këtë e dinë fare mirë edhe lojtarët tanë, të cilët mund të dorëzohen fare lehtë duke pranuar faullin e tyre”. Nga ana tjetër, trajneri skocez ka preferuar të flas edhe për sfidën e radhës me Midëllsboron, ku një fitore e mundshme do t’i siguronte Mançester Junajtid kalimin në raundin pasardhës të 16 skuadrave kualifikuese pjesëmarrëse në Kupën FA. “Midëllsboro mbeten përherë një kundërshtar i vështirë dhe prandaj ne të gjithë jemi plotësisht të ndërgjegjshëm për një takim të tillë, ka shtuar Ferguson. Ne jemi gati për skuadrën e Stiv Meklaren. Të gjitha nga rivalët në këtë kompeticion duan ta fitojnë Kupën FA. Gjatë javës kam parë me vëmendje zhvillimin e ndeshjeve në Kupën e Spanjës apo Kupën e Italisë. Kam vënë re, se në të dyja këto shtete nuk e shohin si prioritetin kryesor këtë lloj kompeticioni ashtu siç ndodhe te ne për sa i përket Kupës FA. Këtu tek ne Kupa FA është një trofe shumë special. E megjithatë, duke patur parasysh ndeshjet dhe kundërshtarët me të cilët do të përballemi si Midëllsboro, Arsenali apo rivalët evropian, do të ishte krejt normale që të pësonim edhe zhgënjime të ndryshme. Pa dyshim, ne shpesh zhgënjehemi pas humbjeve nëpër ndeshje të rëndësishme, por nuk ndodh gjithmonë që të shqetësohemi lidhur me përgatitjen tonë. Ne shqetësohemi më tepër me mënyrën e çuditshme se si humbasim një ndeshje të tillë, pasi pësojmë gola të çuditshëm. Tashmë për ne ka ardhur koha, që të mos biem më shumë nga morali ynë. Duhet të përqendrohemi më shumë në takimin kundër Midëllsboros dhe vetëm kaq. Kupa FA është shumë e rëndësishme për ne, sepse jemi fituesit në fuqi dhe nuk kërkojmë ta humbasim traditën e mirë që kemi krijuar deri tani”. Trajneri skocez do të jetë i detyruar që të mos përfshijë shumë nga lojtarët e tij në këtë takim, sepse do t’i duhet të mendoj edhe për Arsenalin, me të cilin do të përplaset ditën e martë.