E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu i qetë, tërhiqen forcat speciale. Ishin të vendosur për të mos u kthyer

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës ,ROSU kanë përmbushur detyrat e tyre dhe janë tërhequr nga veriu i Kosovës, bëjnë të ditur Zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj policie, Brahim Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e lirë, se në vendkalimet kufitare tashmë janë njësitet kufitare të policisë së Kosovës dhe doganierët.

Mund të them se njësitet speciale e kanë kryer detyrën e tyre, për të cilën ishin ngarkuar. Kanë shkuar në vendkalimet kufitare, e kanë vënë situatën nën kontroll dhe ua kanë mundësuar që ta kryejnë detyrën e tyre njësive kufitare dhe doganave të Kosovës, ka thënë Sadriu.

Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë natës, por edhe tani, situata e sigurisë në veri është e qetë.

Ndërkohë, siç raporton e përditshmja Zëri, forcat speciale ishin tejet të vendosura në mision.

Vetëm po shpresoj që Prishtina të mos na tradhtojë e të mos japin urdhër për tërheqje, sepse ne mezi kemi pritur tia nisim kësaj pune, thoshte një pjesëtar i ROSU për të shtuar se ata po nisen drejt kufirit me Serbinë, për të mos u kthyer më derisa kufiri të jetë nën kontrollin e shtetit tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›