Një burg me 5 yje për autorin e masakrës në Norvegji (FOTO)
Anders Brejvik, autori i vrasjes së 76 personave në Oslo, duket se nuk do tja kalojë shumë keq në burg.
Mediat kanë publikuar fotot e burgut ku do të qendrojë Brejvik, i cili mund të konsiderohet me të vërtetë si një hotel.
Burgu është inaguruar vetëm një vit më parë nga mbreti Harald dhe ka të gjitha komoditetet e mundshme.
Në të ndodhen kriminelët më të rrezikshëm të Norvegjisë. Megjithatë, duket se këta të fundit nuk janë edhe aq të rrezikshëm, pasi rojet e burgut nuk mbajnë armë. Madje, gjysma e rojeve janë femra.




