Vermaelen, kapiten i ri i Arsenalit

Qendërmbrojtësi belg, Thomas Vermaelen është kapiten i ri i Arsenalit, ka njoftuar menaxheri Arsene Wenger. Pas largimit të Robin van Persiet te rivali Manchester United, Wenger ia ka dorëzuar shiritin Vermaelenit.
“Vermaelen është kapiten i ri, kurse zëvendësues i tij do të jetë Arteta. Kemi shumë kapitenë potencial në skuadër”, deklaroi Wenger për Sky Sports News.
Vermaelen erdhi në Arsenal nga Ajaxi më 2009. Gjiganti londinez në xhiron e parë të sezonit të ri në Premierligë do të luajë si vendas kundër Sunderlandit (e shtunë, 17:00).