Song mund të largohet nga Arsenali

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se Alex Song mund të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga klubi por sugjeroi se gjiganti londinez mund të sjell përforcime të tjera.
Robin van Persie kompletoi transferimin në Manchester United kurse mesfushori Song spekulohet me kalim te Barcelona. I pyetur rreth mundësisë së angazhimit të përforcimeve të tjera, si dhe largimit të Songut, Wenger tha: “Të dyja mund të ndodhin”.
Arsenali spekulohet se është i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Nuri Sahin. Kurse, Song erdhi në klub si 17 vjeç nga Bastia më 2005.