Johnson konsideron opsionet

Adam Johnson ka theksuar se është duke konsideruar të ardhmen e tij në Manchester City nëse nuk i shtohen gjasat për paraqitje më të shpeshta me kampionin e Premierligës.
Mesfushori 25 vjeç nuk ka qenë titullar për Cityn nga fitorja ndaj Boltonit më 3 mars kurse mungoi për Anglinë në Euro 2012. Ai ka pranuar se mund të braktis klubin për të ringjallur karrierën e tij.
“Jam futbollist që ka nevojë të luaj rregullisht. Më duhet të jem i angazhuar çdo javë. Nuk jam i sigurt nëse do të kem këtë rast në City. Koha do të tregojë”, deklaroi ai.