E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter dhe Sevilla kërkojnë Dos Santosin

Mesfushori i Tottenhamit, Giovani dos Santos mund të transferohet në Sevilla, te skuadra e vëllait të tij më të ri Jonathan, ose në Inter, ka e përditshmja spanjolle Estadio Deportivo të premten.

Reprezentuesi meksikan ka paralajmëruar largimin nga White Hart Lane në vazhdim të këtij afati kalimtar të verës. Menaxheri i futbollistit, Vicente Monte ka njoftuar se Sevilla dhe Inter kanë shprehur interesim për shërbimet e Dos Santosit.

“Tottenhami synon të gjejë një klub që do ti kënaq të tri palët. Inter dhe Sevilla janë në mesin e klubeve të interesuara, favorite për të transferuar Dos Santosin”, deklaroi Monte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›