E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG pas Lichtsteinerit

Së pari Chelsea, tani Paris Saint Germain. Sipas medieve franceze, klubi ambicioz nga Parc des Princes synon të vazhdojë fushatën e përforcimeve dhe ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Juventusit, Stephan Lichtsteiner.

Trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti thuhet se dëshiron të përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ka veçuar reprezentuesin zviceran si futbollistin e nevojshëm.

Lichtsteiner iu bashkua Juventusit në verën e vitit të shkuar nga rivali nga Serie A, Lazio për rreth 10 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›