Vershon uji i liqenit permbyten 7 shtepi ne Katund te Ri
Shpërthimi i liqenit Artificial në komunën Katund i ri si pasojë e çarjes së digës, krijoje situate alarmane ne kete zone.
Shtate shtëpi brenda së cilëve ndodheshin familjarët, u izoluan, për shkak se niveli I ujit arrinte deri në 6 metra, duke e pasur të pamundur komunikimin me pjesën tjetër të zonës, ndërsa dhjetra shtëpi të tjera janë prekur nga uji.
Për të bërë të mundur evakuimin e banorëve të cilët ndodheshin të izoluar që prej orëve të para të mëngjesit, është kërkuar ndërhyrja e forcave të ushtrisë, të cilët vetëm pasi kanë marrë udhëzimet e para mbi nivelin e ujit, kanë nisur operacionin.
Dalja e liqenit ka dëmtuar në total 120 shtëpi si dhe ka përmbytur rreth 15 hektarë tokë.
Për përllogaritjen e dëmeve është ngritur një grup pune, të cilët po punojnë në terren.