E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet skafi me droge

Një skaf me lende narkotike është kapur nga policia e Vlorës  ndërsa pas nje udhëtimi te gjate ishte braktisur nga trafikantet. Mjeti lundrues me mbishkrime dhe matrukullime italiane ishte nisur nga Italia dhe me pas nëpërmjet ujërave greke  ka përfunduar ne territorin tone ne Dhërmi. 
Brenda këtij mjeti shërbimet e policisë kanë gjetur edhe disa çanta të mbushura me lëndë narkotike te llojit “cannabis sativa” e cila pas peshimit rezultoi të ishte rreth 300 kg. 
Policia njofton se Skafi ka ardhur nga territori Italian në territorin Grek (Ishujt e Fanit) dhe për shkak të detit të trazuar dhe rrymave të forta detare është braktisur nga trafikantët dhe ka dalë në ujërat tona territoriale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›