Veset e këqija të shkurtojnë 12 vite jetë, duhani favorizon 58 për qind vdekjen
Universitetit të Oslos në Norvegji, përfundimet e të cilit janë botuar edhe në revistën Medicine dhe që parashikojnë se rritja e shkallës së vdekshmërisë së të rriturve, paraqitet e lartë lidhur me 4 zakone të këqija të jetuarit si pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, ngrënia e pak fruta-perimeve si dhe inaktiviteti fizik. Rezultatet treguan se kryerja e këtyre katër sjelljeve gjatë gjithë jetës, do të thotë një rrezik në rritje të vdekshmërisë me tre herë, si edhe me shtimin e rrezikut të prekjes nga sëmundje si ajo e kancerit apo sëmundjet kardiovaskulare. Hulumtimi zbuloi se vetëm zakoni i keq i pirjes së duhanit favorizon rritjen e vdekshmërisë me 58% krahasuar me të tjerat. Sipas autorit të studimit, Elizabeth Kavik, rezultatet e kërkuara mund të jenë të përkthyera në një reduktim prej rreth 12 vjet të jetës për ata që kanë tendencë ti kryejnë të katër këto zakone të këqija. Ky rezultat, megjithatë, mund të përmbyset duke përmirësuar sjelljen e tyre: në radhë të parë duke hequr dorë nga pirja e duhanit, reduktimi i konsumit të alkoolit, si dhe duke ngrënë sa më shumë fruta dhe perime.
Studimi, jeton më gjatë, kush fle më mirë e më shumë
Sipas një studimi të fundit gjëja kryesore për një jetë të gjatë është një gjumë i mirë, sipas një studimi të fundit të realizuar nga Universiteti i Portlandit, koordinuar nga dr.Gu Danan. I bazuar në cilësinë dhe sasinë e gjumit për rreth 2.800 njerëz ai ka zbuluar se njerëzit që jetojnë gjatë kanë treguar se flinin më mirë dhe më shumë se të tjerët. Studimi ka përfshirë 15.638 të rritur të moshës 65 vjeç e lart, duke përfshirë edhe 3927 persona të moshës 99-100 vjeç dhe në bazë të hulumtimeve është vënë re se ai që fle keq kishte prirje që kur të që i moshuar, të vuante nga sëmundje kronike. Në fakt, studiuesit arritën në përfundimin se ekziston një lidhje e dyanshme mes gjumit dhe jetës së gjatë, pasi ai që e ka dhuratë një jetë të gjatë, ka edhe dhuntinë për të patur një gjumë të mirë dhe anasjelltas.