Meta: LSI garanton punësim të plotë për jetimët

Kreu LSI, takim me jetimët pranë shkollës Hoteleri-Turizëm
Lideri i LSI, Ilir Meta bëri një takim dje me disa familje në një prej qendrave të jetimëve, të cilët jetojnë në kushte tepër të rënduara pranë Shkollës së Hoteleri-Turizëm në Tiranë. I shoqëruar edhe nga Nënkryetarja e LSI, Filloreta Kodra dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sokol Dervishaj, Meta bisedoi me Kryetarin e Shoqatës së Jetimëve, Kadri Aliaj. Kryetari i Shoqatës së jetimëve, por edhe jetimët që jetonin në kushte tepër të vështira në konviktin e shkollës së Hoteleri-Turizmit, ku në një dhomë të vetme jetonte një familje me dy fëmijë të vegjël, falënderuan liderin e LSI, Meta, pasi ai është i vetmi politikan që po ju kushton vëmendje. Vetë jetimët shprehën shqetësimin që nuk kishin punë dhe se nuk arrinin të siguronin as të ardhura minimale për të jetuar. Njëkohësisht ata u shprehën se kishin 4 ditë që nuk kishin drita fare, sikurse edhe uji mungonte herë pas here. Duke dëgjuar gjithë këto shqetësime, Meta i garantoi ata se pas 28 Qershorit do të ketë një tjetër qeverisje, e cila do të mendojë për tju zgjidhur hallet kësaj shtrese shoqërore në nevojë, duke gjetur mundësitë për punësimin dhe strehimin e tyre. Lideri Meta ka shprehur keqardhjen për jetimët, duke thënë se kjo shtresë e braktisur ka nevojë më shumë se kushdo tjetër për solidaritet dhe ngrohtësi nga shoqëria, nga Qeveria, nga shteti. Ai shprehu angazhimin, për të realizuar një integrim sa më dinjitoz të gjithë jetimëve të Shqipërisë, në gjithë proceset e zhvillimit të vendit dhe integrimit të shqiptarëve dhe njëkohësisht edhe të vendit në Europë. Meta theksoi se në themel të gjithë angazhimit të ardhshëm të qeverisjes së LSI-së, do të jetë punësimi. Por sipas Metës, punësimi për jetimët do të jetë një prioritet i jashtëzakonshëm, pasi është e tmerrshme të shikosh që njerëz që kanë qenë jetim që të vegjël, të cilët edhe pasi kanë mbaruar shkollën e mesme ndihen jo vetëm jetimë, por edhe të papunë, të paintegruar, të braktisur. Sipas Metës, shpesh ka nga ata që përfundojnë në azile, pa punuar, pa u integruar në shoqëri. Lideri i LSI-së u shpreh se nuk duhet të ketë më një Shqipëri të tillë. Një Shqipëri në NATO dhe një Shqipëri në Evropë, duhet ti japë mundësi të gjithëve, tha Meta. Ai theksoi se Shqipëria duhet të japë mundësi jetimëve që të ndihen pjesë e gjithë kësaj familje të madhe, që duhet të jetë Shqipëria jonë e përbashkët. Meta shprehu besimin se përmes gjithë programeve që LSI tashmë ka, si prioritet që nga shkollimi në funksion të punësimit, e sidomos lidhur me programet e punësimit, ku punësimi jetik do të jetë një shtyllë për të luftuar varfërinë akute që ka prekur një pjesë të mirë të shoqërisë sonë ashtu si dhe vetë jetimët do të ofrojë punësimin e vazhdueshëm dhe afatgjatë, Gjithashtu, theksoi Meta do të ofrojë zgjidhje shumë të kënaqshme edhe për këtë shtresë shumë të rëndësishme dhe shumë të ndjeshme të shoqërisë sonë. Meta premtoi se LSI do të angazhohet për zbatimin e ligjit për jetimët, që nga problemi i strehimit që nuk zbatohet dhe nuk tregohet kujdes as nga Qeveria as nga organet e pushtetit vendor dhe pastaj tek çështja e punësimit, që është çështje themelore. Ai theksoi se këta jetimë duhet të krijojnë familjet e tyre, duhet të ecin para në jetë dhe duhet të ndihen krejtësisht të barabartë me të gjithë shqiptarët e tjerë. Duke marrë shkas nga kryetari i këshillit të bashkisë së Tiranës shpresoj që këshilli i bashkisë dhe Bashkia të tregojë më shumë vëmendje për ti ndihmuar dhe për ti mbështetur këto qendra dhe vetë banorët e këtyre qendrave, që nuk duhet të ndihen të përjashtuar nga të gjitha vendimet e rëndësishme të shoqërisë sonë dhe kryeqytetit tonë.