KQZ shpall sot rezultatin përfundimtar për Tiranën

Në përfundim të këtij numërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë sot rezultatin përfundimtar për fituesin në bashkinë e kryeqytetit.
Nga numërime e këtyre fletëve, kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 171 vota, kundrejt 83 votave që ka marrë kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.
Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, deklaroi mbrëmjen e shkuar për mediat se gjatë ditës së hënë (sot), do të shpallet rezultati përfundimtar nga KQZ –ja për fituesin në kryeqytet. Matematikisht, me numërimin e këtyre votave, kandidati demokrat, Basha, ndodhet në avancë me 90 vota kundrejt Ramës, por pritet që rezultati të certifikohet zyrtarisht nga KQZ-ja. Për Bashkinë e Tiranë, janë numëruar 125 kuti.
A do të ankimohet rezultati në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Socialiste? Gjithçka pritet të mësohet gjatë ditës së sotme dhe për këtë kreu i KQZ-së, Ristani, ka thënë se ankimimi mund të bëhet pak orë pas certifikimit të rezultatit. "Nuk është e mundur bllokimi i procesit, pasi ligji i ka miratuar valvulat e sigurisë. I vetmi vendim që do kërkon vendim të caktuar do jetë për rezultatin në gjithë Shqipërinë. Sigurisht që procesi ankimor fillon menjëherë pasi marrim vendimmarrjen tonë, miratimi i tabelës përkatëse kalon në Komision Qendror më pas në Kolegjin Zgjedhor. Tashmë nuk bëhet fjalë për rezultate paraprake dhe për ne është përfundimtar duke marrë parasysh faktin e procesi të ankimimit, por vendimin përfundimtar mendojmë se do ta marrim deri nesër në mbrëmje vonë”, ka deklaruar Ristani. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-23 08:30