Frika nga shembjet vë në lëvizje Bashkinë e Lushnjës

Lajmi konfirmohet nga kreu i Bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku, i cili ka deklaruar se ngritja e këtij grupi të posacëm është realizuar pas tragjedisë së Gjirokastrës.
Sipas kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, kontrollit do t‘i nënshtrohen jo vetëm ndërtimet shumëkatëshe, por edhe ato 2-3- katëshe, si dhe të gjitha objektet, të cilat kanë ndërruar destinacion.
Grupi i kontrollit, ku bëjnë pjesë specialistë të fushës së ndërtimit, kryesohet nga Drejtoria e Urbanistikës.
Në të gjitha rastet ku do të konstatohen shkelje të ligjeve të urbanistikës, do të ndërpriten punimet nëse bëhet fjalë për objekte që janë ende në fazën e ndërtimit, për t‘i detyruar të zbatojnë projektin e miratuar në KRRT. Ne një fazë të mëvonshme kontrollet do të shtrihen edhe në objektet e ndërtuara para vitit 2006.