Vetëhelmimet, 35 raste në qershor dhe korrik
Mjeku Kilo Stoja është specialisti i vetëm në spitalin rajonal të Fierit që trajton edhe rastet e intoksikimeve ose vetëhelmimeve. Ai pohon për gazetën "Shqip" se gjatë muajve qershor-korrik janë shënuar 35 raste të vetëhelmimeve. Fieri dhe Patosi janë dy zonat ku fenomeni i vetëhelmimit është shqetësues. Ndërkohë që edhe rrethi i Mallakastrës shfaq shifra tronditëse të këtij fenomeni. Nga 35 rastet e dy muajve të fundit, tre kanë përfunduar me vdekje, ndërsa nga rastet e mbetura disa të vetëhelmuar kanë pasur pasoja të rënda në shëndetin e tyre, duke u paralizuar apo duke pësuar goditje mendore. Lënda që është përdorur më shpesh nga të vetëhelmuarit ka qenë fostoksina, ndërsa ka pasur raste të pirjes në sasi të mëdha të medikamenteve, si dhe përdorim të helmeve bujqësore.