E zë korrenti në dush, vdes vajza 18 vjeçe
Një vajzë 18-vjeçare nga rrethi i Fierit ka gjetur vdekjen pas goditjes nga rryma elektrike. Ajo ka qenë në tualet, duke bërë dush, ndërkohë që vonesa e saj ka shqetësuar familjarët, të cilët e kanë thërritur dhe më pas e kanë gjetur atë të vdekur.
Burimet policore tregojnë për gazetën "Shqip" se mesditën e së dielës ka gjetur vdekjen 18-vjeçarja Anxhela Gega, lindur e banuese në fshatin Dërmënas të rrethit të Fierit. Vajza konfirmohet se ka vdekur si shkak i goditjes nga rryma elektrike.
Vajza kishte hyrë në dush dhe familjarët nuk kishin dëgjuar apo parë asgjë shqetësuese, përveç faktit që ajo po vonohej shumë. Ata kanë tentuar të komunikojnë me të, por pasi vajza nuk është përgjigjur kanë hapur me forcë derën e banjës dhe e kanë gjetur 18-vjeçaren të shtrirë përtokë pa shenja jete. Çdo përpjekje për t‘i dhënë ndihmë ka qenë e kotë. Pak minuta më vonë, në vendngjarje ka mbërritur policia, që ka bërë transportimin e trupit të pajetë drejt morgut të spitalit të Fierit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga këqyrja e trupit dhe kryerja e autopsisë është arritur në përfundimin se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Më pas, ekspertët e policisë kanë bërë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se vajza ishte goditur nga rryma elektrike, për shkak të instalimeve elektrike në shtëpi, që ishin bërë gabim. Sipas ekspertëve të policisë, instalimi i rrjetit elektrik në banesë ka shkaktuar shkarkimin e energjisë nga bojleri, gjë që mund të kishte ndodhur edhe më parë dhe që kishte rrezikuar për shumë kohë të gjithë anëtarët e familjes Gega.
m.t.