Kapen në Kakavijë dy të kërkuar për krime të lehta
Policia e Gjirokastrës ndaloi dje pasdite 25-vjeçarin Saimir Tafa, lindur dhe banues në Memaliaj, pasi ai ishte dënuar një vit më parë nga drejtësia shqiptare me 8 muaj burg në mungesë, për veprën penale të "dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit". Tafa ka ndihmuar në vitin 2008 për të kaluar kufirin e gjelbër për në shtetin grek në mënyrë klandestine katër persona nga rrethe të ndryshme të vendit kundrejt pagesës prej 1500 eurosh për person. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim një vit më parë, ndërsa ndalimi i tij u bë mesditën e së dielës nga shërbimet e policisë kufitare të Kakavijës.
Policia kufitare e Kakavijës ndaloi dje pasdite edhe një person të dënuar me 45 ditë burg për veprën penale të vjedhjes. Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për Qarkun e Gjirokastrës pohuan se Viktor Trota, 19 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore të Tiranës, është ndaluar falë sistemit të të dhënave TIMS, në momentin kur autoritetet greke e kishin dorëzuar atë pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, pasi e kishin gjetur në territorin e tyre pa leje qëndrimi. Personi në fjalë ishte shpallur person në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, pasi në vitin 2007 ai ishte dënuar 45 ditë burg për vjedhje.
E.Serjani