E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet 17-vjeçarja, e prekur nga paraliza

Ishte prekur nga paraliza disa muaj më parë, vetëhelmohet 17- vjeçarja nga Rrethi i Fierit. Burime nga spitali i Fierit bëjnë të ditur për gazetën "Shqip" se rreth orës 13:00 të mesditës së enjte, pranë urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit ka mbërritur 17-vjeçarja Eva Karroqi, e cila kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Trupi i 17-vjeçares është transportuar nga urgjenca për në morgun e Spitalit të Fierit, ku dhe i është kryer ekspertiza ligjore si dhe autopsia. Ashtu si dhe gjatë mbërritjes në urgjencë, edhe pas ekspertizës ligjore është vërtetuar se 17 vjeçarja ka gjetur vdekjen si shkak i intoksikimit, të shkaktuar nga një sasi e madhe fostoksine. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 17-vjeçarja, banore e fshatit Vadhizë, Komuna Qendër në Rrethin e Fierit, ka vendosur të vetëflijohej pas një depresioni nervor. Mësohet se vajza prej disa muajsh ishte prekur nga një formë paralize, gjë që kishte ndikuar në rëndimin e gjendjes së saj psikologjike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›