E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet 41-vjeçari, dyshime te familjarët

INCIDENTI/ Artur Lamova, pasi është kthyer në shtëpi i dehur, ka konsumuar një sasi të madhe klori

Korçë- Kreu i romëve në Korçë tenton të vrasë veten duke pirë klor. Në këtë mënyrë ka “preferuar” t’i japë fund jetës Artur Lamova. 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve, në gjendje të dehur në shtëpi, pas një debati me bashkëshorten, vendos të pijë detergjent për të mos jetuar më. Sipas njoftimeve zyrtare të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të mbasdites të të hënës, kohë kur Artur Lamova kthehet në shtëpi në gjendje të dehur. Pas një bisede me bashkëshorten, për arsye që ende nuk dihen, 41-vjeçari mësohet t’i ketë shprehur “gatishmërinë” për të vdekur për të, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme klori që përdoret për pastrimin e rrobave dhe më pas ka rënë pa ndjenja në tokë. Të alarmuar familjarët e Lamovës kanë kërkuar ndihmë tek të afërmit e tyre, por dhe te fqinjët, ndërsa në gjendje mjaft të rëndë i vetëhelmuari është transportuar për në spitalin e Korçës. Pas mjekimeve në kohë të bluzave të bardha, kryetari i shoqatës së romëve e ka kaluar rrezikun për jetën. Ndërkaq, policia thekson se ka nisur hetimet përtë zbuluar dhe shkaqet e kësaj tentative për vetëhelmim të babait të dy fëmijëve, teksa është duke hetuar për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes të mbetur në tentativë”. Vetëvrasjet dhe në mënyrë të veçantë vetëhelmimet janë një probleme shqetësues për rajonin e juglindjes. Duke iu referuar statistikave zyrtare, vetëm gjatë këtij 9-mujori në shkallë qarku janë regjistuar plot 13 viktima të vetëvrasjeve, ku kanë dominuar femrat, ndërsa rastet e burrave janë të pakta. Specialistët ngrenë shqetësimin e rritjes së papunësisë dhe si rrjedhojë dhe të streseve, çka rezulton shumë shpesh të jetë një nga shkaqet që i ka nxitur personat të shkojnë drejt një veprimi të tillë fatal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›