E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Gjirokastrës protestë në sheshin kryesor

Gjirokastër- Ashtu si ishte lajmëruar që një ditë më parë, në Gjirokastër ka nisur protesta e banorëve, që kërkojnë zbardhjen e ngjarjes së rëndë, e cila mori 3 jetë të pafajshme dhe la pa strehë e të traumatiziuar dhjetëra të tjerë.

Protesta ka nisur në sheshin kryesor të qytetit “Çerçiz Topulli” ku banorët janë mbeldhur me pankarta e parrulla në duar. Ata kërkojnë largimin e drejtuesve lokale, të cilët i bëjnë përgjegjës për ngjarjen.

“Jemi këtu për t’u dhënë lamtumirën e fundit viktimave të pafajshme të korrupsionitdhe të kërkojmë largimin e drejtuesve lokalë që drejtojnë klanet ndërtimore”- kanë thënë protestuesit.

Protesta po zhvillohet e qetë dhe nën monitorimin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›