E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëhelmohet në Tiranë, 19-vjeçarja

 

TIRANE – Një vajzë 19-vjeçare banuese në kryeqytet i dha fund jetës dje duke i vetëhelmuar. Sipas burimeve të policisë, mësohet se Adelina P., 19 vjeçe, nga Burreli, por banuese në Tiranë është gjetur e pajetë rreth orës 19:30. Dëshmitarët kanë lajmëruar shërbimet e policisë, ndërsa më pas hetimet vazhduan nga sektori i Hetimit të Krimeve Kundër jetës dhe shëndetit në policinë e Tiranës. Nga hetimet e para të zhvilluara prej policisë është mësuar se vajza konsumoi lëndë të forta helmuese, të cilat më pas i shkaktuan vdekjen brenda pak minutave. Grupi i hetimit ka marrë në pyetje një sërë dëshmitarësh dhe personash me dijeni për ngjarjen. Hetuesit kanë administruar edhe provat e nevojshme në vendin ku vajza 19-vjeçare ka kryer aktin e vetëvrasjes. Burimet policore thanë se versionet e hetimit lidhen me motive të dobëta të viktimës, si dhe me probleme sociale të saj.     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›