E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet në shtëpinë e vëllait 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka zgjedhur banesën e vëllait për t‘i dhënë fund jetës me anë të vetëhelmimit. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 01:00 të mëngjesit, në qytetin e Përrenjasit. Sipas burimeve policore, 32-vjeçari Altin Korani, lindur në qytetin e Përrenjasit dhe banues në qytetin e Bilishtit është dërguar me urgjencë në spitalin e Përrenjasit, ku ka rezultuar i vetëhelmuar me bar miu. Mësohet se Korani atë natë kishte ardhur si mik te vëllai i tij, Kujtimi, që banonte në Përrenjas dhe pas darke të dy vëllezërit ishin shtrirë të flinin në të njëjtin dhomë. Fare rastësisht, 27-vjeçari është zgjuar natën për të pirë ujë dhe ka parë vëllanë me shkumë në goja dhe pa ndjenja. Pasi është vënë kuja në familje, rreth orës 01:15 minuta i helmuari është dërguar në spitalin e qytetit, por ngaqë gjendja e tij ishte e rëndë, është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Burime familjare bëjnë të ditur se Korani 32-vjeçar, sapo kishte kryer dënimin me pesë vjet burg për veprën penale të "trafikimit të qenieve njerëzore", kishte kaluar në depresion nervor, gjendje në të cilën ka kryer edhe vetëhelmimin me barë miu. Policia ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka nisur procedimin penal nën akuzën e "shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë" si dhe ka marrë në pyetje të vëllain, Kujtimin 27-vjeçar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›